PD denoncon grumbullimet në Fier, Rama i përgjigjet Berishës e Baçit: Romët po përdoren për të inskenuar shfaqje të rrezikshme (VIDEO)
Luan Baçi ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook duke denoncuar grumbullimet pa respektuar distancimin social të komitetit rom në bashkinë e Fierit që po shpërndanë ndihma.
Redaksia 14 Prill 2020, 17:23 | Përditesimi: 14 Prill 2020, 19:55
Ish-deputeti demokrat dhe aktualisht kryetar i degës së PD-së në Fier Luan Baçi ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook duke denoncuar grumbullimet pa respektuar distancimin social të komitetit rom në bashkinë e Fierit që po shpërndanë ndihma.
Për këtë, Baçi akuzon bashkinë e Fierit që sipas tij bëri një organizim të çorganizuar sepse sasia e ndihmave ishte shumë e vogël, në krahasim me nevojat dhe numrin e banorëve duke sjellë grumbullimet dhe radhët.
"Po ndodh në bashkinë Fier. Nje situatë e tille, shume e rrezikshme, eshte e perditshme. Organizim i çorganizuar, nga bashkia. Sasia e ndihmave shume e vogel, ne krahasim me nevojat dhe numurin e banoreve.
Fieri po rrezikon shume, ne perhapjen e koronavirusit, me grumbullime te tilla, jashte çdo, rregulli duke qene se eshte nje nga bashikit me te prekura nga COVID-19. Kete video dhe shume te tjera si kjo, do te bente mire Z Subashi qe tja tregonte dhe Ambasadores Amerikane Znj Yuri Kim dhe mos ta disiformoj" shkruan Baçi.
Pamjet u denoncuan edhe nga Sali Berisha që i postoi në Facebook duke akuzuar se "Kjo eshte ndihma qe jep narkopolicia ne luften kunder covid19! Video eshte bere ne Levan, Fier! Krim' tha ai.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama që akuzon Luan Baçin. "E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke përdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë Çnjerëzore" shkruan Rama.
Shikoni se çfar partie është pd parti wc shikoni me se çfar meren e çfar manipulojn se kan mar fund e nga marazi jan bër më keq se romët.
Përgjigju