PD: Pas MAS-it, edhe M.Shëndetësisë po mbledh të dhënat personale të qytetarëve

Partia Demokratike përmes deputetit Bardh Spahia denoncoi edhe sot atë që ajo e quan skandali i vjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë nga qeveria për manipulimin e zgjedhjeve te ardhshme. 

Sipas Spahisë, pjesë e kësaj nisme të qeverisë, pas Ministrisë së Arsimit, është bërë edhe Ministria e Shëndetësisë. Ai publikoi edhe emailin sipas të cilit është dërguar nga MSH për mbledhjen e të dhënave të pacientëve si numri i kartës së identitetit, telefonit apo dhe emailin. 

Deklarata e deputetit Bardh Spahia:

Partia Demokratike disponon dhe po publikon dokumentat që provojnë se nuk është vetëm Ministria e Arsimit që urdhëron mësuesit t’u marrin prindërve të dhënat personale, numrin e kartës së identitetit, telefonit dhe email. Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një email të njëjtë me atë te Ministrisë së Arsimit, ku urdhëron mjekët të mbledhin të dhënat personale të pacientëve në qendrat shëndetësore.

Skandali këtë herë është i provuar së shkon deri në zyrën e Edi Ramës, pasi në emailin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se “plotësimi i bazës së të dhënave me informacionet private të pacientëve bëhet sipas kërkesës së ardhur nga Zyra e Kryeministrit”.

Njësoj si në rastin e Ministrisë se Arsimit, edhe këtu kërkohet që operacioni të kryhet me urgjencë dhe Ministria e Shëndetësisë t’i disponojë të dhënat brenda këtij muaji.

Urdhri i Edi Ramës, Ogerta Manastirliut dhe Lindita Nikollës shkel haptazi Kushtetutën dhe disa ligje të tjera që mbrojnë nxënësit, pacientët dhe të dhënat personale te qytetarëve. Ky i fundit ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e tyre pa ditur qëllimin dhe pa marrë pëlqimin e individit të cilit i përkasin të dhënat.

Pika 4 e urdhrit të Edi Ramës është me skandalozja e te gjithave! Njeriu që bërtet se po bën shtet, ka kërkuar marrjen e informacioneve private nga rregjistrat e pacientëve që janë vizituar në spitale nga Janari deri në Prill, pa dijeninë e tyre, pa pëlqimin e tyre, kundër interesit të pacientëve!
 
•        PD i kërkon Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave personale që të ndërhyjë menjëherë për të nxjerrë para drejtesisë shkelësit e ligjit.
 
•        PD i kërkon Prokurorisë të mos bëhet palë me heshtjen e saj, por të nisë sa më parë hetimin e skandalit të marrjes së pakigjshme të të dhënave personale të pacientëve dhe prindërve të nxënësve, skandal që buron nga zyra e Edi Ramës me qëllimin e vetëm: manipulimin e zgjedhjeve dhe mbajtjen e pushtetit të inkriminuar e të korruptuar me çdo formë të paligjshme dhe antikushtetuese!
 
PD u bën thirrje mjekëve dhe stafeve të qendrave shëndetësore të mos i përgjigjen urdhrit të paligjshëm të Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetëisë! Ata që kanë urdhëruar dhe ata që zbatojnë urdhrin në shkelje të ligjit, duke ekspozuar të dhënat personale të të sëmurëve, do të përballen me drejtësinë! 





(Emaili i shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë, sipas PD)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:06
Akuzat e PD, M.Shëndetësisë: Mbledhja e të dhënave, për standarte të cilësisë së shërbimit

Pas akuzës së Partisë demokratike se ministria e shëndetësisë po mbledh të dhënat e qytetarëve për manipulimin e zgjedhjeve te ardhshme, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni.

Përmes një komunikate për shtyp ministria bën me dije se kërkesa për plotësimin e të dhënave nga strukturat shëndetësore për përfituesit e shërbimeve shëndetësore, ka si qëllim vendosjen e një standarti të ri, që rrit transparencën dhe llogaridhënien, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Ky proces thuhet ndër të tjera nuk ka asnje qëllim tjetër, veç plotësimit të databazës ekzistuese të të dhënave shëndetësore për pacientët, një standart ndërkombëtar për çdo sistem shëndetësor. 

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon të sqarojë qytetarët se kërkesa për plotësimin e të dhënave nga strukturat shëndetësore për përfituesit e shërbimeve shëndetësore, ka si qellim vendosjen e një standarti të ri, që rrit transparencën dhe llogaridhënien, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Përkundër spekulimit politik të radhës të opozitës, ky proçes nuk ka asnje qëllim tjetër, veç plotësimit të databazës ekzistuese të të dhënave shëndetësore për pacientët, një standart ndërkombëtar për çdo sistem shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i sjell në vëmendje opozitës, në rastin më të mirë, të paditur, se me reformën e deregulimit që ka ndërmarrë qeveria, karta e identitetit ka zëvendësuar kartën e shëndetit ndaj përmes NID identifikohet qytetari për kategorinë shëndetësore që i përket dhe shërbimet që përfiton në të gjithë sistemin tonë shëndetësor.

Programi i shëndetësisë elektronike është një proçes që nuk do të ndalet pasi rrit transparencën, shmang abuzimet dhe lehtëson qytetarët nga burokracitë në marrjen e shërbimeve në kohë dhe me cilësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jemini: 05/05/2018 15:26

    E kuptoj qe ju te PD-se beheni xheloz qe seshte me nardi aty, qe ne vend te paracetamolit jepte valium

    Përgjigju
  • Laku: 05/05/2018 15:25

    Kush e tha kete qytetari dixhital

    Përgjigju
  • Armand: 05/05/2018 15:25

    Eshte per te ardhur keq qe vazhdojne te komentojne punen e nje institucioni ne sherbim te qytetareve. Shendetesia sot eshte me mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë