PD depoziton padi në SPAK për energjinë, Tabaku: Dëmi ekonomik i jashtëzakonshëm, po vuajmë krizën e korrupsionit

Ashtu sikurse paralajmëroi një ditë më parë nga foltorja e kuvendit kryedemokrati Basha, Partia Demokratike depozitoi në SPAK padi për energjinë. Para institucionit të drejtësisë së re, 2 nënkryetarët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj shpjeguan përse sipas demokratëve, kriza energjetike vjen si rezultat i vjedhjes qeveritare, ndërsa renditën emrat që u bënë objekt i kallëzimit. Kallëzimi është bërë për 3 drejtuesit e 3 enteve publike, zotin Adrian Çela, zotin Ergys Verdha, zonjën Erina Rexhepi. Sipas Tabakut qeveria shqiptare nëpërmjet këtyre 3 insituticioneve shiti energjinë me rreth 60 euro kilovator, ndërkohë që e bleu pak javë më parë me 240 deri në 260. Tabaku shtoi se dëmi ekonomik është 10 milionë euro vetëm për një nga lotët.

‘Sot ne depozituam një kallëzim për 3 drejtuesit e 3 enteve publike, zotin Adrian Çela, zotin Ergys Verdha, zonjën Erina Rexhepi,  të tre  përgjegjës për krizën  e korrupsionit për  krizën e menaxhimit dhe për krizën që do të përjetojnë qytetarët shqiptarë në ditët e ardhme si rezultat i veprimeve korruptive të këtyre  individëve nëse sektorin energjetik.  Çfarë ka ndodhur për ta përmbledhur thjeshtë.  Qeveria shqiptare nëpërmjet këtyre 3 insituticioneve shiti energjinë me  rreth 60 euro kilovator ndërkohë që e bleu pak javë më parë me 240  deri në 260. Edhe më lart se tregu. Ne kemi sjellë një shembull këtu që u  vendos në dispozicion në fakt nga media i cili dëmi ekonomik është 10 milionë euro vetëm për një nga lotët. Vetëm për një nga tenderat është 10 milionë euro. Ndërkohë që bëhet fjalë për të gjithë periudhën, nëse do të ishte përdorur ajo sasi energjie që prodhohet këtu në Shqipëri nga prodhimet tona hidrore do të t’i kishim kursyer buxhetit të shtetit për të gjithë periudhën që po flasim 150 milionë euro.’- tha Tabaku.

Organeve të drejtësisë, Alibeaj i tha se kjo është prova e radhës.

‘Ky është i pari kallëzim që sapo depozituam duke respektuar të gjitha proceduarat edhe në rrugë korrespondence besoj juve që jeni këtu e kuptoni edhe i dini rregullat e depozitimit të kallëzimit përveç mënyrës fizike.  Është një kallëzim i cili siç e dhe zonja Tabaku e tha i drejtohet tre drejtuesve të lartë administrativ , të cilët sot kanë në dorë energjinë e shqiptarëve, korrupsionin mesa duket, Adrian çela, drejtori i OSHEE Grup, Ergys Verdho Administrator i Korporatës Energjitike Shqiptare KESH, Erina Rexhepi me detyrë administrator i furnizuesit të tregut të lirë.

Sepse do të duhet që serioziteti i këtij aksioni politiko-juridik t’ua bëj me dije juve dhe të gjithë publikut. Shpërdorim detyre, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, moskallëzim krimi, të gjitha këto të kryera nën formën e grupit të strukturuar kriminal. Është kallëzimi i parë.

Faktet që zonja Tabaku ju tha, krizën e rëndë ekonomike prej korrupsionit nuk ka të madh dhe të vogël që nuk e di dhe nuk e ndjen në familjet e tyre dhe në këtë aspekt do të  mjaftonte vetëm ajo se çfarë publikisht është thënë, pranuar që nga i pari i qeverisë që kjo zyrë, këta prokurorë sipas detyrimeve imperativë të reformës në drejtësi dhe të ligjit përkatës për SPAK-ut të vepronin në mënyrë energjike, me iniciativë siç thuhet. Pra kryesisht nuk e kanë bërë.’- tha Alibeaj,

Krizën energjetike Partia Demokratike e konsideron krizë korrupsioni dhe keq-menaxhimi, ndërsa shpallja e emergjencës energjetike sipas tyre është mashtrim për te justifikuar rritjen e çmimeve.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja