Opozita dhe mazhoranca nuk kanë gjetur dakordësi për votimin e kandidatëve për anëtar të KLP-së. Gjatë mbledhjes së nënkomisionit, 3 anëtarët nga mazhoranca dhe 2 nga opozita, nuk arritën kuorumin e katër votave.
Klotilda Bushka: S’kemi dakordësi, zgjedhja e kandidatit me short!
Në short u hodhën emrat e katër kandidatëve: Arta Mandro; Florian Bjanku, Luigj Gurakuqi , i zgjedhur anëtar i KLP-së; Juliana Bylykbashi, Universiteti i Tiranës dhe Kreshnik Myftari.
Kandidati që u përzgjodh me short për t’i kaluar Kuvendit, Florian Bjanku. Bjanku duhet të marrë shumicë të cilësuar në seancën Kuvendore.
Nëse nuk merr shumicë të cilësua zgjidhet një anëtar tjetër nga nënkomisioni.