PD dhe PS sërish pa dakordësi, shorti zgjedh Arta Madron si anëtare të KLP! Emri kalon për votim në seancën plenare

Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së Magjistraturës”, edhe në raundin e dytë nuk arriti të miratonte asnjë kandidaturë për antarë të KLP, pasi për asnjë nga kandidaturat nuk pati 4 vota.

Përzgjedhja e kandidatit u bë me short ku gogla u tërhoq nga Gazmend Bardhi dhe u zgjodh Arta Mandro që do i shkojë Kuvendit, dhe nëse merr votat do të zgjidhet anëtare. Nëse nuk merr shumicë votash, zgjidhet një anëtar tjetër nga nënkomisioni. Katër kandidatët ishin: Arta Mandro, Florian Bjanku, Juliana Bylykbashi, Kreshnik Myftari.

Edhe më 14 shtator, opozita e mazhoranca nuk gjetën dakordësi, dhe sërish u bë me short, ku në atë komision, gogla nxorri emrin e Florian Bjankut, i cili në seancën e shkuar plenare nuk mori votat. Duke qene se anëtarët e nënkomisionit nuk bien vazhdimisht dakord për asnjë kandidaturë, me shumë gjasë edhe Arta Mandro nuk do marrë votat në Kuvend pasi duhen 84 vota, shumicë që është thuajse e pamundur të arrihet.

Kandidaturat për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë jane nga trupa e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej dy të tretave edhe në votimin e tretë, kandidati i listës konsiderohet i zgjedhur.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja