PD: Dialogu, e vetmja zgjidhje e
qëndrueshme e tensionit në Maqedoni

PD: Dialogu, e vetmja zgjidhje e<br />qëndrueshme e tensionit në Maqedoni
TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar pas protestave të zhvilluara në Maqedoni, dje dhe sot. Sipas PD, dialogu është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme e tensionit në Maqedoni, pasi një konflikt i tillë është i dëmshëm për Maqedoninë dhe i papranueshëm për rajonin
 
“Këto zhvillime shqetësuese shkojnë në të kundërt të aspiratës dhe vlerave të integrimit europian. Bashkëjetesa etnike dhe toleranca është rruga të cilën rajoni duhet të ndjekë dhe jo e kundërta. Kjo e vërtetë është jetike në mënyrë të veçantë për Maqedoninë. Integrimi euroatlantik dhe bashkëjetesa etnike janë simbiozë e pashmangshme për ekzistencën dhe të ardhmen e këtij shteti.
 
PD i bën thirrje forca të sigurisë maqedonase, të vetëpërmbahen në kufijtë e zbatimit të ligjit. Ne u kërkojmë gjithashtu protestuesve të vetëpërmbahen dhe të shpalosin me dinjitet qytetar kërkesat e tyre. Zgjidhja e vetme e sigurt dhe e qëndrueshme është ajo përmes dialogut”, thuhet në reagimin e PD-së.
 
Sipas PD-së, është e ditur tashmë se “natyra e tensioneve në Maqedoni është etnike dhe politike dhe si e tillë e vetmja rrugë për zgjidhjen e saj është ajo e dialogut. Futja e çdo elementi tjetër në konflikt si ai fetar është jashtë realiteti dhe ngjan një artific propogandistik fals e i sajuar”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë