PD:Diplomat profesionale s'njihen 
në BE, Klosi: Po lidhim marrëveshje

PD:Diplomat profesionale s'njihen <br />në BE, Klosi: Po lidhim marrëveshje
Njohja e diplomave të arsimit Profesional ka qenë sot tema kryesore e diskutimit në Komisionin e Edukimit e Mjeteve të Informimit publik. Deputeti demokrat Luçiano Boçi ngriti shqetësimin se diplomat e profesionalit nuk njihen ndërsa ministri Klosi sqaroi se Shqipëria po lidh marrëveshje me vendet e BE.

“Binjakëzimi e zgjidh këtë lloj çështje diferencuese midis diplomës që lëshohet në shkollat tona profesionale dhe shkollat profesionale ekuivalente evropiane.”-tha Boci.
I thirrur nga opozita për raportim mbi arsimin profesional, Klosi ritheksoi se së shpejti do të paraqitet në Kuvend dhe projektligji i r ii arsimit profesional që ka në qendër bashkëlidhjen mes shkollave e bizneseve me qëllim garantimin e vendeve të punës.

“Në radhë të parë bëhet fjalë për tregun e punës. Nëqoftëse një i ri shqiptar nuk është i aftë të nuk di të ngulë gozhdën apo të instalojë rrjetin e kompjuterët apo të japi shërbimet si infermier i rroftë diploma se nuk çan dot. Sistemi dual që po fusim në jetë është një sistem që realisht garanton atë që thatë ju vlefshmërinë e diplomës po më shumë sesa vlefshmërinë e diplomës vlefshmërinë e njohurive që ka një i ri në arsimin e mesëm profesional.”- u shpreh Klosi.
 
Kërkesat për arsimin profesional sipas të dhënave të ministrisë këtë vit kanë qenë shumë më të larta sesa vitet e shkuara e kjo falë frymës së re që sjell ky lloj formimi.
“Do përpiqemi që edhe nëpërmjet reformës që do të vi nga ligji i ri te bashkimi i zyrave të punës të arsimit të mesëm profesional dhe qendrat multifunksionale do të kemi mundësi që të realizojmë atë partneritetin tre palësh shkollë -biznes- tregu i punës.”-tha Klosi.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani