TIRANE- Partia Demokratike ka nisur bisedimet e fshehta për të negociuar me mazhorancën për draftimin e një harte të re territoriale. Kthimi i ligjit nga ana e Presidentit Bujar Nishani, ka bërë që opozita të ndërmarrë hapat e para të bisedimeve me mazhorancën për të krijuar një ndarjen të re administrative për Shqipërisë dhe jo varianti me 61 njësi vendore. Burime nga selia blu bëjnë me dije se këto bisedime kanë vijuar në nivel ekspertësh të fushës dhe jo në bisedime politike, çka ka bërë që të mos ketë një qëndrim zyrtar të PD-së lidhur me hartën e re territoriale.
/Shqiptarja.com










