Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, tha sot se “në kuadrin e Planit Kombëtar të zhvillimit të sportit, Qeveria do mbështesë hapjen e terreneve sportive në qytete.
Ish-kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama, e ka shqetësuar më shumë kontrolli mbi PS-në, duke tregtuar lejet e ndërtimit, duke dhënë leje pikërisht mbi terrenet sportive dhe duke u futur buldozerin. Për më keq, ai ka vënë zëdhënës të sporteve, Fidel Yllin, që u bë miliarder, duke ndërtuar mbi terrenet sportive. Nga 104 terrene që ishin në Tiranë mbetën vetëm 6 të tilla. Në çdo rast që ka rënë fjala për t’i zgjeruar terrenet sportive, Rama i detyroi deputetët të votonin kundër, madje kundër edhe rikosntruksionit të terreneve. Ai nuk pyet as për shëndetin e rinisë shqiptarë, duke besuar se do t’i jetë pengesë për të ardhmen e tij politike.
Ne kemi themeluar kampionate të reja sportive, kemi themeluar terrene të reja sportive dhe në kuadrin e planit për zhvillimin e sportieve do vazhdojmë të punojmë për këtë”, përfundoi Vorpsi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)