Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve të grupit, duke kërkuar që të mos marrin pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare ditën e nesërme.

Në njoftim, Bardhi ka kërkuar deputetëve pjesëmarrjen nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, ora 12:30, ku ka dhënë urdhër që të mos mungojë asnjë deputet në këtë mbledhje.

Ai thekson se deri në përfundimin të kësaj mbledhje, asnjë deputet nuk duhet të marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Ky veprim vjen pas situatës së krijuar në seancën e fundit plenare në Kuvend, ku seanca u mbyll pa përfunduar diskutimet. Pas polemikave që shkaktuan deklarat e Sali Berishës për ambasadorin e Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato dhe reagimeve që pasuan nga Brukseli, kreu i grupit të PS, Taulant Balla kërkoi kalimin në votim

Mesazhi i plotë i Gazment Bardhit:

Njoftim i rëndësishëm: 1. Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, nuk duhet të mungojë askush!

2. Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër nuk shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Ju falenderoj shumë! Shihemi nesër në mbledhje! Kryetari Gazment Bardhi', thuhet në mesazh.

Nesër në komisionet parlamentare janë parashikuar diskutimet për projekt buxhetin 2026.