Sipas PD-së, Hicka jo vetëm po pengon hetimin parlamentar të çështjes CEZ, por ajo është kapur disa herë edhe në konflikt interesi, duke përfituar ajo me bashkëshortin e saj në disa raste, në dëm të shtetit.
Dje avokatja e Shtetit, Alma Hiçka, kërkoi arrestimin e kryetarit të komisionit të PD për hetimin e CEZ, Edmond Spaho.
Kërkesa e Hickës drejtuar Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, erdhi disa minuta përpara nisjes së komisionit hetimor për aferën CEZ, ku ajo ishte thirrur për të dëshmuar.
Hicka pretendon se insistimi i Spahos që ajo të shoqërohej me forcë për të dëshmuar përpara komisionit hetimor, nuk ka bazë ligjore dhe se është bërë për qëllime kriminale.
(Kallzimi penal i depozituar në Prokurori)