PD dorëzon në SPAK padi për shembjen e Teatrit: Rama dhe Veliaj duhet të shkojnë në burg

TIRANE-Pas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, sot Partia Demokratike dorëzoi në SPAK një kallëzim për shembjen e Teatrit Kombëtar, pasi akuzon se janë shkelur disa ligje. Selia blu ka kallëzuar kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Veliaj, kryetarin e këshillit bashkiak, drejtuesen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në total 22 zyrtarë. "Ne e dorëzuam padinë për shembjen e paligjshme të teatrit në SPAK, sepse besojmë se dikush duhet të shkojë në burg për krimin e kryer.

Përveç shërbëtorëve që kanë hedhur firmat në vendime të paligjshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ndëshkohen nga drejtësia, sepse kanë vepruar me Teatrin si një organizatë kriminale. Ata kanë shkelur çdo ligj për të çuar përpara projektin e grabitjes së tokës publike të Teatrit dhe pas Teatrit.

Një drejtësi e pavarur e ka shumë të thjeshtë të faktojë këtë të vërtetë dhe t’i vërë prangat Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Një vendimmarrje e tillë nuk është në kompetencën e këshillit Bashkiak të Tiranës" tha ish-deputetja demokrate Albana Vokshi.

Partia Demokratike thekson se 'Ne kemi kërkuar nga prokuroria që të vendosë sekuestro preventive për truallin e kaluar në pronësi të bashkisë me vendim qeverie. Kjo do të ndalë çdo akt tjetër, si ndërtimin e një projekti të paligjshëm, ashtu edhe grabitjen e truallit për të ngritur atje kullat e oligarkëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Partia Demokratike e konsideron çështjen e shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar një provë për funksionimin e pavarur të SPAK-ut. Me apatinë e deritanishme, SPAK ka zhgënjyër këdo që ka besuar se ky institucion do të ndëshkojë qeveritarët e korruptuar dhe bandat e krimit të organizuar. SPAK i ka aty të gjitha faktet. Mjafton që prokurorët të bëhen shërbëtorë të politikës dhe kjo çështje çon pas hekurave Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Edi Rama në bashkëpunimin kriminal me Erion Veliajn ka zgjedhur vetë projektin fitues, pa hapur më parë garën për konkurs sipas përcaktimeve të Ligjit për Prokurimet Publike. Këtë e pohuan edhe pas shembjes barbare të Teatrit, siç e cilësoi Le Monde, apo pas vendimit me stil hitlerian, siç shkroi der Standard. Është Edi Rama që ka zgjedhur arkitektin Bjarke Ingels për këtë project që 1 vit e gjysëm përpara se kompania Fusha ta paguante atë, si project privat.  Nëse SPAK-u ka vullnet për të zbatuar ligjin, faktet janë të plota për ta ndëshkuar këtë korrupsion kriminal të Edi Ramës dhe Erion Veliajt me Teatrin Kombëtar.

Ligji për Prokurimin Publik e detyron qeverinë shqiptare të kryejë konkurs ndërkombëtar për projektin e Teatrit të ri. Por kryeministri ka shkelur ligjin duke eliminuar garën dhe duke diktuar vetë projektin dhe koston e lartë të tij, 30 milionë euro. SPAK e ka për detyrë të ndalë jo vetëm grabitjen e truallit të teatrit dhe tokës publike, por edhe të 30 milionë eurove që do të merren borxh për të mbuluar pastrimin e parave të pista me projektin criminal të Edi Ramës për teatrin dhe Kullat që do ta rrethojnë atë.

Në një kohë kur shqiptarët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama, të ortakërisë së tij kriminale me një grusht njerëzish me të cilët po vjedh Shqipërinë, 30 milionë euro borxh janë një gur i rëndë edhe mbi shpinën e fëmijëve të prokurorëve të SPAK-ut. Gjatë gjithë këtyre 22 viteve në politikë, në postet më të larta drejtuese si ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, Edi Rama ka patur si qëllim vetëm pasurimin e paligjshëm. SPAK ka në dorë një çështje historike që ndan dy kohë. Koha kur drejtësinë e bën politika duhet të marrë fund me vendosjen e drejtësisë për Teatrin. Kjo është koha kur qeveritarët e korruptuar duhet të shkojnë në burg" thotë më tej Vokshi.

Kallëzimi i PD-së

1.            “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i K.Penal,

2.            “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga neni 154 i K.Penal, “Shkatërrimi i veprave kulturore”, parashikuar nga neni 160 i K.Penal,

3.            “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal,

4.            “Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i K.Penal,

5.            “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga

6.            neni 259 i K.Penal,

7.            “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i K.Penal,

8.            “Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333 i K.Penal

9.            “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i K.Penal.

Kundër:

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;

Erjon Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tirane;

Arbjan Mazniku, Alban Dokushi, Taulant Tusha, Erindi Bejko, Jonida Halili, Julinda Dhame, Ditjon Baboci, Dhimitraq Furxhi, Frida Pashako, Berta Piro, Laura Deliu, Elena Jaupaj, Jetmir Hasa, në cilësinë e nëpunësve civilë pranë Bashkisë Tiranë dhe propozues për shembjen e Teatrit Kombëtar;

Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë;

Ing. Agron Hysenlliu, Ing. Afrim Cenga, Ing. Artur Hasantare, Ing. Olsi Nunaj, Ing. Elbarina Nunaj, në cilësinë e funksionarëve të Institutit të Ndërtimit.

Dallëndyshe Bici, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

( Kliko këtu ) Kallëzimi i plotë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ani: 02/06/2020 18:25

    sa gjynof me vjen per kete media eshte shendrruar ne cerdhe komunistesh qe komentojne partizance. skan as llogjike e asgje, mjafton mos ju preki njeri ramen dhe lalin

    Përgjigju
  • Budallai: 02/06/2020 17:40

    Edhe un mendoj shum mir po me par spaku te meret me saliun liken monen lulin mediun e shum te tjer qe jan ber si pare kuqe .....pastaj i bjen rradha rames velis e ndonje tjetri....kush ka vrar e vjedhur si fillim

    Përgjigju
  • sifi: 02/06/2020 16:56

    Shume mire qe beni denoncime politike ,por perpara se te hetoje Ramen dhe Veline ,SPAKU duhet te filloj me ju qe vodhet ,vrate dge shkaterruat shtetin dhe ekonomine me privatizime dhe koncensione te korruptuara.Dhe ti je ne liste per koncensionet ne nafte.Prandaj bej durim se SPAKU nuk ka zhgenjyer asnje shqiptar, por eshte shprese per vendosjen e korrupsionit shteteror para ligjit .Deri tani keni shpetuar nga prokurire dhe gjykates militant dge te jorruptuar ,tani beni gati valuxhet per ne Rec

    Përgjigju
  • tori: 02/06/2020 16:43

    E shkreta Shqiperi kush e ka qeverisur ate? Kjo bande politike e perbere nga vagabonda politik me mentalitet krejtesisht katundar te mbledhur ne nje parti ku strategji e tyre eshte :rrena,mashtrimi,manipulumi,kercnimi per cdo problem per kedo e per cdo gje.Gabim I madhe I Rames qe merret me opoziten jashteparlamentare e pa te drejte te marrjes pjese ne skenen politike.E lodhet e trembet ket popull o te mallkuar me seli SHQUP-in

    Përgjigju
  • Goni: 02/06/2020 16:29

    Edhe bashkjetuesi jot zoti Tartari duhet te kallzohet ne spak për pallatinin e ndertuar ne don bosco për grabitjen e truallit!

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 02/06/2020 16:12

    Ca barbonash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari