TIRANË - Demokratët mund të çojnë në Kushtetuese vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit për mosdhënien e lejeve të ndërtimit deri në mesin e 2015, me argumentin se ky akt është antikushtetues, pasi i merren kompetencat pushtetit vendor për të vendosur mbi menaxhimin e territorit nga ana e pushtetit qendror.
Për demokratin Oerd Bylykbashi vendimi i qeverisë dhe konkretisht Kryeministri i vendit ka për qëllim rrafshifimin e autonomisë vendore.
Partia Demokratike mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin e miratuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit për mosdhënien e lejeve të ndërtimit për pushtetin vendor deri pas zgjedhjeve vendore të 2015. Deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh se ky vendim, është një akt i pastër antikushtetues, dhe se nuk u mor vetëm për të bllokuar punimet nga Bashkia e Tiranës, e kryesuar nga Lulzim Basha.
Deputeti Demokrat u shpreh se politika e Edi Ramës ka për qëllim të rrafshojë autonominë vendore.
Vendimi i KKT-së është argumentuar nga Rama si një masë për të ndaluar rrënimin e mëtejshëm të territorit, ndërsa demokratët e shohin këtë veprim si shkeljen e kompetencave të vendorëve nga ana e shefit të ekzekutivit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO