PD drejt Kuvendit të 2 shtatorit, nga ‘pastrimi’ i listave të delegatëve te ndryshimet statutore! Cili do jetë ekipi ‘Basha 4’?

Me kthimin në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk humbi kohë por menjëherë pas zyrtarizimit me votat e 16 mijë demokratëve, nisi mbledhjet e ekipeve drejtuese të PD, fillimisht të besuarit e tij, kryetarët e PD në degë e më tej kryesinë e Partisë.

Organin më të lartë vendimmarrës të PD, Kuvendin Kombëtar Lulzim Basha e mbledh më 2 shtator, ku pritet të ketë vendime të rëndësishme për të marrë, qoftë për organizimin e brendshëm të një partie që lufta e brendshme e mundoi gjatë, qoftë edhe për aksionin në parlament, ku sinjalet kryedemokrati i ka dhënë se do të jetë më present.

Kuvendi i 2 shtatorit, që tradicionalisht mbahet në Pallatin e Kongreseve, nuk do të thërrasë 7646 delegatët që ky organ i PD kishte përpara ndarjes së demokratëve. Listat, sikurse ndodhi me Këshillin Kombëtar do të pastrohen nga berishistët. PD po punon mbi rifreskimin e listave të delegatëve për të hequr ata që prej gati dy vitesh i janë bashkuar Rithemelimit. Gjithsesi në Kuvend do të jenë të ftuar ‘kundërshtarët’ më të rinj të Lulzim Bashës, grupimi “Bardhi” që nuk e njeh rikthimin e Bashës në krye të PD dhe zgjedhjen e tij e ka çuar në gjykatë.

Kuvendi do të ketë ndryshime statutore. PD ende nuk ka zbuluar se çfarë do të përfshijnë këto ndryshime, por pritet që në statut të reflektohen ‘ngërçet’ për kompetencat e drejtuesve poshtë kryetarit në hiearki, që palët, edhe brenda PD zyrtare i ka përplasur jo pak herë përgjatë kohës kur nuk kishin në krye një drejtues. 

Pikëpyetja më e madhe është nëse kryedemokrati do të njoftojë ekipin ‘Basha 4’, pasi PD-së i janë dorëhequr nënkryetarët, disa anëtarë kryesie, nuk ka një kryetar të Këshillit Kombëtar, sikurse posti i numrit 2 të Partisë Sekretarit të Përgjithshëm të PD është në pikëpyetje pasi Gazment Bardhi nuk e njeh Bashën kryetar.

Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • valter: 13/08/2023 09:17

    Nje fillim i mbare i politikanit shume te rrespektuar dhe te dashur nga demokratet por dhe qdo dite e me shume edhe nga socjalistet ,te cillit qdo dite e me shume i bashkohen partise demokratike ,nje ylle ne ngritje i politikes reformiste ne Shqiperi dhe pa dyshim nje shpres e madhe per Shqiperine dhe te gjith rajonin dhe Europen ,i pakorruptuar,vigjilent,tej mase i shkolluar,me nje fjale njeriu qe i duhet Shqiperise...Shkrim i bukur,por problemi eshte se kete legenin e Salihut ne Shqiperi e njohin qvare mbeturine dhe hajni eshte..dhe se ne zgjidhje mbi 20 vota nuk i merr dot

    Përgjigju
  • Ari: 12/08/2023 19:22

    PD-ja si e Bashes,si e Berishes ,si e Bardhit zi eshte bere pune muti.Mlidhuni o Demokrat te ndershem e sikterrosni keto fytyra te komprometuara,qe iu eshte ngjit karrika pas bythes.Zgjidhni nje drejtues te ri,e krijoni nje Parti te vertete demokratike,sepse deri tani nje te tille nuk e kemi patur.

    Përgjigju
  • Endri: 12/08/2023 18:11

    Si ka mundesi qe nje parti nuk clirohet dot nga figurat e urryera?! Me kete hajdutin ne krye s’keni asnje shans

    Përgjigju
  • Filloi: 12/08/2023 17:57

    Riciklimi

    Përgjigju
  • Populli: 12/08/2023 17:55

    Bjeri fyellit në një vrimë ju Saliu tha, Rama shkroi, Luli lobi, ai garoi..

    Përgjigju
    • Italia si moter: 13/08/2023 10:14

      Po keti kllouni i duket vetja kryetar me 3 vete nga mbrapa dhe zgerdhihet gjithe rruges duke salutuar perona qr shikon te cilet nuk ja kthejne salutimin ,ti o kerrme i kerkon Veliajt te te japi infprmacion ?nje mut ke per te mare .i pagove eurot qe fitoi Erjoni qe tie hodhe ne gjyq ,kush e fitoi ? Pse nuk flet per vilat ,nuk u paraqite se nuk ta mbante se 5 vilat jane fakt me dokumenta .yyy kerme zhduku nga faqia e dheut bashke me aye amerikanen qe te perkrahte sepse ja mbushje xhepin plot ti more i pa bese .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja