PD, drejt referendumeve për
ndarjen administrativo-territoriale

PD, drejt referendumeve për<br />ndarjen administrativo-territoriale
TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike ka paralajmëruar referendumet si alternativa përfundimtare për të parandaluar reformën territoriale. Gjatë një takimi që kreu i PD-së zhvilloi me ambasadoren në ikje të Francës, Christine Moro, theksoi se PD nuk do ta pranoi draftin e miratuar nga Kuvendi duke shtuar se do të ndjek çdo nismë kushtetuese në mënyrë që qytetarët të vendosin vetë për ndarjen territoriale. Sipas njoftimit të Bashkisë, thuhet se: “Për sa i përket reformës territoriale, Basha ripërsëriti qëndrimin e PD se kjo është thjesht dhe vetëm një hartë elektorale dhe jo një reformë e bazuar në realitetin e vendit.

Partia Demokratike do të vazhdojë konsultimet me qytetarët dhe do të ndjekë çdo instrument ligjor dhe kushtetues, për të bërë të mundur që qytetarët të vendosin vetë për një reformë territoriale administrative që t’u shërbejë atyre.” Kësisoj qëndrimi i PD-së ndaj nismës për të ndërtuar hartën e re elektorale pritet që të shkoi deri në kërkesa për referendume lokale. Aktualisht ndarja e re territoriale në vend është në dyer e Gjykatës Kushtetuese pasi PD-ja ka paralajmëruar se këtë nismë do ta çojë për shqyrtim në gjykatë.

Veç kësaj, vetë PD-ja ka paralajmëruar se me ndarjen e re territoriale nuk do të pranoi që të futet në zgjedhjet lokale të vitit 2015, deklaratë kjo e cila ka futur në ngërç politikën në vend. Në krahun tjetër, maxhoranca ka paralajmëruar se pas miratimit të hartës territoriale e cila u bë në seancën plenare të datës 31 korrik, në sesionin e ri parlamentar do të nis miratimin e ligjit të ri për decentralizimin e pushtetit vendo. Krahas këtij ligji, shumica parlamentare është e detyruar që të nis edhe një reformën tjetër, atë të Kodit Zgjedhor pasi aktualisht me ndarjen e re territoriale zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës janë të pa zbatueshme pasi është hequr nocioni i minibashkive.

basha me ambasadoret
(Në foto: Lulzim Basha gjatë takimit me ambasadorin hungarez Janos Huszar)


PD: Rama do të dijë çfarë falin qytetarët
Partia Demokratike vijojë dje akuzat ndaj vendimit për dorëzimi ne kodit të IMEI-t. Përmes një deklarate për shtyp, koordinatorja për mediet e PD-së, Silvi Bardhi tha se: “nëse dikush ka akces në kodin tuaj IMEI, qoftë edhe për pak minuta, jeta juaj kthehet në një libër të hapur për të gjithë.

Përgjimi kërkon dy gjëra, kodin IMEI për telefonin dhe programin për tu lidhur me këtë kod dhe mjafton kombinimi i programit me kodin personal IMEI, dhe të tjerët mund të të përgjojnë duke monitoruar aktivitetet tuaja, me anë të një kompjuteri në shtëpi ose smartphonë. Ka vetëm një motiv pse qeveria kërkon të ketë kodin IMEI të çdo shqiptari: të dijë ç’farë mendojnë flasin e komunikojnë qytetarët e vendit”,- tha Bardhi.


basha me moro
(Në foto: Lulzim Basha gjatë takimit me ambasadoren franceze Christine Moro)


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'