Pas publikimit në media të videos së aksidentit rrugor që ka ndodhur pak ditë më parë në Gjirokastër, ku sipas të dhënave paraprake dyshohet  së është përfshirë dhe Drejtori i Policisë  së Gjirokastrës , Lorenc paganika.

Në videon e publikuar dallohet qartë mjeti tip BME X1 me targa AA 572 BF.
 
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Me anë të njoftimi të shpërndarë për mediat Alibeaj thotë  se është Drejtori i Policisë së Gjirokastër  ka aksidentuar një kalimtarë në Memaliaj, duke u shprehur se policia është bërë palë më krimin dhe misioni i saj për t’i shërbyer  qytetarëve tashmë ka kapitulluar.

Deklarat e plotë  e shpërndarë për mediat nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibejat:
 
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Drejtori i Policisë, Lorenc Paganika ka aksidentuar një kalimtar në Memaliaj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e nevojshme qytetarit, por tashmë po tenton të manipulojë ngjarjen. Fatmirësisht qytetari i aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën.
 
Makina e tij pësoi dëmtime nga aksidenti por drejtori nxitoi që ta rregullojë, dhe ka lejuar ekspertimin nga grupi hetimor vetëm pasi makina ka dalë nga servisi, duke tentuar të mbyllë çështjen.
 
Kjo ngjarje, e gjitha e filmuar, tregon sjelljen e paprecedentë të kreut të policisë së një qarku. Sjellja e këtij kryepolici vërteton gjendjen e Policisë së Shtetit, ku shefat e saj janë mbi ligjin dhe nuk ka asgjë të përbashkët me qindra oficerë të tjerë të ndershëm të Policisë së Shtetit.
 
Kjo është e vërteta. Policia ka kapitulluar përballë krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe nuk garanton dot sigurinë e qytetarëve. Ky është realiteti i qeverisë së Edi Ramës, me krimin që zotëron vendin, me drogën që blen zgjedhjet, me kryepolicë që nuk duan t’ia dinë për ligjin.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com