TIRANË - Partia Demokratike ka denoncuar sërish sot një emërim, atë të Florenc Tabakut në krye të zyrës së punës në Korçë. Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi tha se, Tabaku është i dënuar me 6 muaj burg dhe 250 mijë lekë për falsifikim dokumentesh në vitin 2004.
“Florenc Tabaku, i dënuar për falsifikim dokumentesh, është pjesë e krenarisë së Kryeministrit, sepse zyrat e punës duket se janë për momentin pasioni i tij i madh”, tha ajo.
Sipas Vorpsit, “megjithëse prej ditës që Rama ka ardhur në pushtet, janë humbur 40 mijë vende pune, shumë persona më precedentë penalë kanë arritur të bëhen shefat e punësimit, dhe gjithashtu të kapin të tjera poste kyce në administratë”.
“Rasti që po denoncojmë sot, dhe rastet e tjera që kemi denoncuar, dëshmojnë se si funksionon në të vërtetë meritokracia e Edi Ramës, dhe tregojnë për një mekanizëm të dyshimtë, gati kriminal të kapjes së administratës nga persona me precedentë penalë, të dënuar nga drejtësia për vepra të rënda”, tha gjatë fjalës së saj zëdhënësja Vorpsi.
“Është e qartë se këta rilindas kanë investuar në fushatë dhe kanë parapaguar për postet që gëzojnë sot në pushtet. Drejtorët e dënuar nga drejtësia, mund të blejnë besimin e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, por ata nuk e blejnë dot të shkuarën e tyre”, përfundoi deklaratën e saj zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com