PD: Droga nga helikopterët e Mimit
hedhin poshtë deklaratat e Ramës
Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj reagoi sot mbi videon e kryeministri Edi Rama, ku ekspozohej një hartë droge e viteve 2007-2013, periudhë që i përket qeverisjes nga PD. Alibeaj u shpreh se, 'pa dashje Mimi Kodheli ka hedhur poshtë deklaratat e Edi Ramës se në Shqipëri nuk ka drogë'
Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj reagoi sot mbi videon e kryeministri Edi Rama, ku ekspozohej një hartë droge e viteve 2007-2013, periudhë që i përket qeverisjes nga PD. Alibeaj u shpreh se, 'pa dashje Mimi Kodheli ka hedhur poshtë deklaratat e Edi Ramës se në Shqipëri nuk ka drogë'.
“Ajo ka ftuar gazetarë të televizioneve për të ndjekur një stërvitje ushtarake në Bize të Martaneshit, dhe sapo helikopteri është ngritur, para përfaqësuesve të medias janë shfaqur parcelat me kanabis anekënd malësisë së Tiranës. Këto janë provat e fundit me pamje, me video, e me foto, që kanabisi ka pushtuar vendin.
Mjafton një ngritje rutinë në ajër, për të parë si lulëzon alternativa e Edi Ramës për vendin, droga. Pamjet e filmuara janë publikuar në media, e megjithatë, sërish Edi Rama e mohon, thotë se nuk ka drogë.
Droga ka pushtuar vendin, ka zënë shtëpitë, magazinat, trafikohet nga toka, ajri, nga deti, mediat italiane dhe më gjërë raportojnë cdo ditë për këtë alarm që sjell kanabisi shqiptar, ndërsa Edi Rama thotë se Shqipëria është e pastër. Shqiptarët e dinë se droga i ka rrënjët në qeveri.
Shqiptarët e dinë se droga po rrënon vendin, po sjell krime dhe vrasje, dhe po pasuron një grusht trafikantësh dhe qeveritarët e lidhur me ta. Droga dhe plehrat janë alternativa e vetme e Edi Ramës për Shqipërinë. Ndaj dhe Shqipëria pa Edi Ramën është një Shqipëri pa plehra dhe pa drogë”, tha Alibeaj.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
55.9%
-
Të gabuar
40.5%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 7655
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vjeshta e tetorit, me temperatura të freskëta, por edhe diell! Parashikimi i motit
1 Tetor, 15:03
-
Një vit jashtë fushe, Neymar rikthehet në stërvitje me grupin
1 Tetor, 15:01
-
Korçë, 620 mijë rasat të rinj të krapit hidhen në liqenin e Prespës! Bie numri i peshkatarëve
1 Tetor, 14:55
-
Evropiani ‘Shqipëri-Serbi’, ish-trajner i Kosovës Sokoli: U kalua vija e kuqe! Leci: Sporti s’i zhbën krimet e luftës (VIDEO)
1 Tetor, 14:46
-
DOKUMENTI/ U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale', Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit në Gjykatë të Lartë
1 Tetor, 14:41
-
Gazment Bardhi i përgjigjet BE dhe SHBA: Dialogu, mjet i duhur vetëm për vendet demokratike! Nga protesta dhe aktet simbolike nuk rrezikohet jeta e askujt
1 Tetor, 14:34
-
Kylian Mbappe lë pas dëmtimin, gati për Champions League
1 Tetor, 14:30
-
Mark Rutte mori drejtimin e NATO-s, ministri Hasani: Udhëheqja juaj thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës
1 Tetor, 14:25
-
Ambasada e SHBA përkujton rihapjen në vitin 1991, pas mbi 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike
1 Tetor, 13:58
-
FIFA pezullon Samuel Eto’o
1 Tetor, 13:57
-
Dosja ‘Metamorfoza’/ SPAK i sekuestroi pasuritë ish-kreut të Operacionales Oltion Bistri, shtyhet gjyqi! Kompania ‘Arlis’ kërkon kthimin e 5 apartamenteve: Kontrata u prish!/
1 Tetor, 13:56
-
U merrnin paratë për bileta e akomodim në hotel, rezervonin vetëm vatjen! Arrestohen 2 punonjës të një agjencie turistike, mashtruan klientët dhe përfituan 15 mijë € (EMRAT)
1 Tetor, 13:52