PD: Durim Bami po torturohet
për të manipuluar dëshminë

PD: Durim Bami po torturohet<br />për të manipuluar dëshminë
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar sot policinë e shtetit se po shkel procedurat ligjore duke keqtrajtuar dëshmitarin Durim Bami.

Sipas zëdhënëses për shtyp  të PD, Oriela Nebiaj Bami që prej kohës kur është ndaluar po mbahet në ambiente sekrete të Policisë së Shtetit duke mos i lejuar atij që të ketë një avokat si dhe po i bëjnë presion e tortura në mënyrë që të manipulojë dëshminë e tij.

Po synohet manipulimi i dëshmitarit, dhe pas kësaj skeme, njësoj e rëndë si skenari i vrasjes së dy deputetëve, qëndron Ilir Meta dhe Edi Rama,”- tha Nebiaj.

Më poshtë reagimi i plotë i Partisë Demokratike

Partia Demokratike denoncon metodat e sigurimit të shtetit dhe shkeljen e procedurave ligjore që po përdoren ndaj dëshmitarit Durim Bami, personit kyç në skenarin e akuzave për vrasje që rëndojnë ndaj kryetarit të Parlamentit.

Deputeti Doshi ka akuzuar kryetarin e Kuvendit se ka porositur pikërisht të ndaluarin e sotëm për ekzkutimin e tij dhe të deputetit Fufi.
Prej mëngjesit kur Bami është ndaluar, po mbahet në ambjentet sekrete të Policisë së Shtetit, pa avokat dhe nën presion e torturë, vetëm me një qëllim.

Që të manipulojnë dëshminë e tij.

Deputeti Doshi është shprehur se ka fakte dhe prova, ka dëshminë e tij përmes videos, që ka treguar se është porositur dhe paguar nga Kryetari i Kuvendit për të bërë vrasjen e dy deputetëve. Pak ditë më parë, dëshmitari, personi kyc në këtë skenar mafioz të pushtetit, është tentuar të eleminohet fizikisht përmes vendosjes së eksplozivit në makinën e tij.

Partia Demokratike e denoncon këtë akt mafioz me metoda tipike të sigurimit të shtetit, si një manovër gangsterësh në pushtet, për të shpëtuar nga akuza më e rëndë e 25 viteve të fundit.

Po synohet manipulimi i dëshmitarit, dhe pas kësaj skeme, njësoj e rëndë si skenari i vrasjes së dy deputetëve, qëndron Ilir Meta dhe Edi Rama.
Nxisim Prokurorinë të marrë menjëherë situatën në dorë, të hetojë në mënyrë ligjore e të pavarur, ta nxjerrë çështjen më të rëndësishme të vendit nga bodrumet e errëta e me tortura të Policisë së Edi Ramës dhe Ilir Metës.


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja