PD:Dvoranit i ka mbaruar mandati
në Kushtetuese, por Rama e mban

PD:Dvoranit i ka mbaruar mandati<br />në Kushtetuese, por Rama e mban
Partia Demokratike përmes kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë Enkelejd Alibeaj ka akuzuar sot kryeministrin e vendit edi Rama se ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese për largimin e Ardian Dvoranit ndonëse atij i ka përfunduar mandati prej kohësh.

Në një dalje për mediat nga selia e PD Alibeaj ka thënë se me ndërhyrjen e Ramës Kushtetuesja nuk po zbaton vendimin e marrë për mbarimin e mandatit ndaj Dvoranit.

Sipas PD-së ky është delegjitimimi kriminal dhe i shëmtuar i drejtësisë dhe se ajo e dënon ashpërsisht, e shpall të papranueshëm dhe nuk do ti pranojë kurrë Dvoranët e Ramës.
 
Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj
Edi Rama ka lëvizur të gjithë gurët që ka në dorë për të mbajtur në detyrë të besuarin e tij në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, edhe pse mandati i tij ka skaduar prej 3 vitesh.
Gjykata Kushtetuese vendosi dhe e shpalli te perfunduar dhe te mbyllur mandatin e Ardian Dvoranit. Por Edi Rama nuk lejoi zbatimin e këtij vendimi. Me urdhrin e tij vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk u publikua ne kohe me qellim te vetëm për të mbajtur në Gjykaten e Lartë të besuarin e tij. 
Ardian Dvorani vazhdon të okupojë një post gjyqtari në Gjykatën e Lartë. Edhe pse ka 3 vjet që i ka skaduar mandati, edhe pse Gjykata Kushtetuese vendosi se ai duhej të largohej, ushtarin e tij Edi Rama e mban në Gjykatën e Lartë në kundërshtim dhe shkelje të hapur të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo është drejtësia që kërkon Edi Rama: nuk zbaton vendimet e gjykatave kur nuk i interesojnë, mban me çdo kusht veglat e tij në gjyqësor.
Me Dvoranin e përjetshëm në shërbim të tij, me prenotimin e 25 vendeve në prokurori e gjykata për ushtarët e tij duke bere pseudo-konkurs pa shpallje e pa transparencë në shkollën e magjistraturës, me çdo rast që i jepet, Edi Rama po dëshmon se nuk do drejtësi të pavarur e profesioniste, por drejtësi të kapur e nën urdhërat e tij.
Ky është delegjitimimi më kriminal dhe i shëmtuar i drejtësisë. Partia Demokratike e dënon ashpërsisht, e shpall të papranueshëm dhe nuk do ti pranojë kurrë Dvoranët e Ramës. Ata do të largohen nga zyrat që okupojnë, me hir apo me pahir.​

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi

Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi