Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia nga Shkodra u shpreh se qeveria nuk e ka numrin e mjaftueshëm të testeve dhe logjistikës (një laborator) për të kryer testimet e nevojshme për të gjurmuar, identifikuar dhe parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shkodër, por edhe në qytetet e tjera. "Ne e kemi ngritur zërin për dy arsyet që besojmë për numrin e ulët të testimeve, mungesa e testeve, që u konfirmua edhe nga deklaratat e ministres por edhe të komisionit të ekspertëve, të cilët nxorën në pah edhe pamundësinë reale, apo mangësinë logjistike për të realizuar testimet e mjaftueshme.

Përfaqësuesi tha se mund të realizojmë nga 200-500 teste, pasi ka vetëm një pajisje në dispozicion. Pra ndërthurje e mungesës së testeve që nuk e kalojnë shifrën 2 mijë por edhe kapaciteteve logjistike. Numri i ulët mund të jetë edhe strategji për të mbajtur numrat e ulët për ta konsideruar një sukses, por është lojë e rrezikshme në kurriz të jetës së qytetarëve.

Thirrjet e opozitës në janar dhe shkurt u konsideruan lajthitje, por po dalin situata reale dhe konkrete dhe duhet të kishin marrë masat, duhet ti kishim paraprirë. Jemi vendi më numrin  më të lartë të vdekje në rajon dhe numrin më të ulët të testimeve. Nga momenti moment mund të plasë në cdo qytet tjetër" tha ai.

Referuar rastit të sotëm, ku ministria e Shëndetësisë njoftoi se një 59-vjeçar nga Puka i prekur me COVID-19 ndërroi jetë në Shkodër nga një hemorragji cerebrale, Spahia e cilësoi si një tentativë të strukturave të shtetit për të mbuluar vdekjet nga patologji të tjera.

'Në këtë situatë duhet të zhvilloheshin qindra testime në ditë, urgjentisht. U bëj thirrje strukturave të shëndetësisë të rrisin numrin e testimeve sikur e kërkojnë cdo specialist i fushës, ndërkombëtar apo edhe vendas.  Ashtu sikur e kërkoi edhe doktor Pipero, duhet një ndryshim strategjie, shtimi i vrullshëm i testimeve si e vetmja mënyrë për të gjurmuar, identifikuar dhe izoluar personat e prekur. Kryeministri të heqë dorë nga modeli i përfaqësimit nga ai vetë i ministrit të Shëndetësisë, Rendit, Ekonomisë apo specialistëve. Të lerë specialistët që të flasin.

Sapo shtohen pak testimet rritet edhe numri i të prekurve. Tentativa e strukturave qeveritare është gati gati kriminale për të mbajtur të fshehtë prekjen reale apo shpërndarjen në popullatë nga koronavirusi. Është e kotë tentativa për të mbuluar vdekjet nga patologji të tjera. Arsyeja reale mbetet prekja nga koronavirusi. Është një fakti i njohur botëror ndikimi që ka të përkeqësimi i situatës te ata që kanë probleme kardiake, të veshkave, hipertensioni, apo të tjerë. E kotë tentativa për t'u fshehur pa patologjive të tjera" përfundoi ai.