PD e Alibeajt apo e Berishës? Sula: Do i kërkoj grupit parlamentar të shkojmë para dyerve të Apelit, duhet një vendim! T’i jepet fund kësaj agonie

TIRANË- Në Apelin e kryeqytetit ende nuk ka asnjë datë për të shqyrtuar kërkesën e ankimimit të PD-së zyrtare të Enkelejd Alibeajt për procesin e regjistrimit të PD-së (Rithemelimi) nga gjyqtari Agron Zhukri. Në lidhje me këtë deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, se ai do t’i kërkojë grupit parlamentar të PD-së që të shkojnë para dyerve të gjykatës së Apelit dhe t’i jepet fund kësaj agonie. Sipas Sulës vetëm vendimi i gjykatës, do të jetë edhe piknisja për bashkimin e demokratëve dhe për përballjen në zgjedhjet vendore të 2023.

‘Unë po ju them sot, në Shqipëri nuk fitohen zgjedhjet në rrugë politike. Këtu e vetmja shpresë është drejtësia. Kam shpresë që SPAK-u do të japë një shuplakë të fortë politikanëve të korruptuar. Bashkimi i PD-së do të thotë me bazë reale, por nuk mund të kërkohet tek PD një gjë e tillë. Kam bindjen se vendimin e gjykatë së Apelit po e mban peng Edi Rama. Si ka mundësi që nga 24 marsi, që i bie, që mos të shqyrtohet një çështje. Pikënisja është gjykata e Apelit. Duhet të shkojmë para dyerve të gjykatës së Apelit, t’i japim fund kësaj sage që rri e zgjatet sa më shumë agonia. Unë do i kërkoj grupit parlamentar të PD-së që javën tjetër të shkojmë pranë zyrave të gjykatës së Apelit që të marrë në shqyrtim këtë çështje dhe të marrë zgjidhje. Nëse do jetë vendimi i Gjykatës tek Berisha tek Komisioni i Rithemelimit, aty jam.’- tha Sula.

Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimin e Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike, sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimin, dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm. 

Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD perfaqësuar nga Alibeaj  ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës, por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022. Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë