PD e Bashës dhe Komisioni i Rithemelimit bëhen bashkë në Lushnjë, Korreshi: Të propozojmë një kandidat të përbashkët, t'i imponohemi ne Tiranës

LUSHNJË- Nevoja për të fituar bashkinë pas 15 vitesh, ka bërë bashkë demokratët në Lushnjë, ato që mbështesin Lulzim Bashën si dhe ato të grupit të Rithemelimit. Deputeti i Partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Saimir Korreshi, njëkohësisht edhe kryetar i PD për degën, u shpreh për Report Tv, se nuk ka demokratë të ndarë dhe se do të mundohen që të nxjerrin një kandidat të përbashkët për PD-në. Në takimin që po zhvillohet në Lushnjë është diskutuar njëkohësisht për një kandidaturë të përbashkët për zgjedhjet e 6 marsit dhe këtë kandidaturë tha Koreshi t’ua imponojmë drejtuesve të PD-së në Tiranë. Sipas Korreshit, Lushnja do t’i imponohet Tiranës me një kandidat të përbashkët, pasi kështu mund të fitohet bashkia.

‘U takuam për të parë njëri-tjetrin në sy, që të fitojmë bashkinë e Lushnjës. Do mundohemi të nxjerrim kandidat të përbashkët pavarësisht përplasjes Basha-Berisha. Jemi në një mendje për një kandidat, por kemi mendim ndryshe për regjistrimin. Nuk ka demokratë të ndarë. Ne të PD Lushnjë duhet t’i imponohemi Tiranës dhe jo Tirana të na imponohet ne.’- u shpreh Korreshi.

Megjithatë vlen të kujtojmë se një ditë më parë, Sali Berisha dërgoi mbështetësit e tij në qytetin e Lushnjës që të propozojnë emrat e kandidatëve për kryetar bashkie. Në Bashkinë e Lushnjës nga ana e Berishës, mësohet se deri tani janë propozuar 7 emra, por vetëm 3 prej tyre Report Tv ka mundur të mësojë, të cilët janë edhe më të spikaturit. Ato janë Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami. Ishte Klevis Balliu i cili tha se emri i kandidatit që do të përfaqësojë Komisioni i Rithemelimit në zgjedhjet për Bashkinë e Lushnjës, do të përzgjidhet me votat e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK