Zgjedhjet në 6 bashki, Komisioni i Rithemelimit propozon deri tani 7 kandidatë për Lushnjën, zbulohen 3 më të spikaturit: Vendos anëtarësia kush do përfaqësojë demokratët

LUSHNJË-Një ditë pasi bëri të qartë se do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në 6 bashkitë e vendit mw 6 mars, Sali Berisha ka dërguar mbështetësit e tij në këto qarqe për të propozuar emrat e kandidatëve. Në Bashkinë e Lushnjës mësohet se deri tani janë propozuar 7 emra, por vetëm 3 prej tyre Report Tv ka mundur të mësojë, të cilët janë edhe më të spikaturit. Ato janë Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami. Megjithatë propozimet për kandidatë për Bashkinë Lushnjë mund të shtohen pasi afati i fundit është 24 janari. Emri i kandidatit që do të përfaqësojë Komisioni i Rithemelimit në zgjedhjet për Bashkinë e Lushnjes do të përzgjidhet me votat e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Ka qenë anëtari i grupit të rithemelimit, Klevis Balliu që gjatë takimit me mbështetësit e Berishës në Lushnjë deklaroi se emrat do të propozohen nga brenda partisë dhe më pas do të votohet për secilin prej tyre. Balliu sulmoi edhe kryedemokratin Lulzim Bashën duke thënë se ka marrë fund koha kur përzgjedhjet bëheshin sipas interesit të kryetarit, pasi sot do të vendos vetë anëtarësi se kë dëshiron që të propozojë.

"Sipas statutit të ri të miratuar më 11 Dhjetor përzgjedhja do të bëhet brenda partisë dhe më pas do të votohet nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Propozimet kanë afat deri më 24 janar dhe më pas do të vendoset për kandidatin. Koha kur kandidatët përzgjidheshin në bazë të aferave dhe interesave personale të kryetarit ka marrë fund, sot demokratët zgjedhin vetë. Lul Brava i merr propozimet nga Rama", tha Balliu.

Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit  duke bërë të ditur se afati për paraqitjen e kandidaturave është deri më 24 janar dhe se procesi i përzgjedhjes do të finalizohet në datën 30 Janar. Ditën e sotme presidenti Ilir Meta dekretoi që zgjedhjet në 6 bashki do të mbahen më 6 mars.

I.K/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës