PD e Berishës denoncon: 77 përqind e të rinjve e konsiderojnë sistemin arsimor si jo cilësor, e ngelin në klasë

PD e Berishës denoncon: 77 përqind e të rinjve e konsiderojnë sistemin arsimor si jo cilësor, e ngelin në klasë

Megi Balliu

Partia Demokratike e Sali Berishës ka denoncuar sot se një vëzhgim i kryer nga aktivistë rinorë, me 600 të rinj të moshave 15-29 vjeç, e ngel në klasë sistemin arsimor shqiptar. Sipas Sekretares për Organizatat Partnere në PD, Megi Balliu 77 përqind e të rinjve e konsiderojnë sistemin arsimor si jo cilësor, ndërsa 80 përqind i konsiderojnë shkollat si mjedise pak ose aspak të sigurta. Ajo tha se 74 përqind thonë se problematikat e tyre nuk merren parasysh nga institucionet arsimore.

“Çka është më dramatike lidhet me përqindjen e atyre që e konsiderojnë të ardhmen e tyre larg Shqipërisë dhe nuk duan të kthehen më. Të rinjtë janë pyetur edhe për rritjen e çmimeve, dhe 97 përqind e tyre thonë se kjo ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme jetën e tyre.  Nuk është vetëm qeveria që goditet, por edhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat shihen si të pabesueshme. OJF-të sipas të rinjve punojnë për interesat e tyre, dhe jo për të mbështetur rininë.  Vetëm 7 përqind e të anketuarve besojnë te shoqëria civile. Po kaq mosbesues janë edhe ndaj partive politike të cilat sipas tyre nuk kanë vullnet për zgjidhjen e problematikave të të rinjve”, theksoi Balliu.

Balliu thotë se ky mosbesim te shoqëria civile dhe politika reflektohet edhe në qasjen e të rinjve ndaj procesit zgjedhor.

“40 përqind thonë se nuk do të votojnë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm ndërsa 29 përqind se nuk janë të vendosur nëse do të shkojnë. Anketimi është një shenjë tjetër e arsyeve të shpopullimit të vendit, një alarm që Partia Demokratike e ka ngritur vazhdimisht. Sa i takon mosbesimit te politika Partia Demokratike e identifikon si të drejtë qëndrimin e të rinjve shqiptarë dhe kërkon ndjesë për pjesën e saj në këtë mosbesim. Por ne ju bëjmë me dije të rinjve faktin se, ditët e opozitës së kapur, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile të kapura  me oligarkët, dhe sidomos qeverinë, kanë marrë fund. Të rinjtë shqiptarë duhet të shohin te ne një partner të së sotmes dhe së ardhmes. Një gjë është e sigurt: pa të rinjtë dhe të rejat Shqipëria nuk ka të ardhme. Është detyra e shenjtë e Partisë Demokratike t’jua kthejë vendin të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë”, nënvizoi Balliu.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 15/08/2022 05:29

    O balta e shqiperise o propagande e felliqur qe vetem sabotoni ,po harruat ju ata gjyqtaret e plepave dhe gjithe ato universitet qe kishet hapur dhe ate Adriatike LLalle qe pa mbaruar te mesmen kishte marre shkollen e larte ,kjo ishte koha kure qeveriste pd jote moje zonje

    Përgjigju
  • Melamin: 14/08/2022 17:41

    Ke te drejte, perderisa te nxori ty juriste qe lavderon tentativat per vrasje.

    Përgjigju
  • Loku: 14/08/2022 16:01

    Pyet Luçin si sillet ne Elbasan me studentet

    Përgjigju
  • FARI PALLA: 14/08/2022 14:07

    Moj Megi po kë arsim do ti arsimin e kriminelit hajdut Sali Bajgës që bëri gjith malokët me 7 klas shkoll gjykatës e prokuror moj Megi analfabete që ngele duke cicërir moj këllir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës