-
PD e Berishës denoncon: 77 përqind e të rinjve e konsiderojnë sistemin arsimor si jo cilësor, e ngelin në klasë
Partia Demokratike e Sali Berishës ka denoncuar sot se një vëzhgim i kryer nga aktivistë rinorë, me 600 të rinj të moshave 15-29 vjeç, e ngel në klasë sistemin arsimor shqiptar. Sipas Sekretares për Organizatat Partnere në PD, Megi Balliu 77 përqind e të rinjve e konsiderojnë sistemin arsimor si jo cilësor, ndërsa 80 përqind i konsiderojnë shkollat si mjedise pak ose aspak të sigurta.
14 Gusht 2022, 13:15