Prej rreth pesë vitesh në selinë e Partisë Demokratike nuk janë parë të hyjnë ambasadorë të vendeve të Perëndimit, SHBA-së dhe ata të vendeve të BE-së. Duket si një izolim i opozitës, ndërsa lidershipi i saj premton çdo ditë ardhjen në pushtet.
I angazhuar në Partinë Demokratike për shumë kohë, ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku analizon marrëdhënien e opozitës me ndërkombëtarët dhe rolin shumë të rëndësishëm që merr mungesa apo mbështetja e ndërkombëtarëve për opozitën.
Çejku thotë se edhe partitë aleate, pjesë e partive popullore evropiane, e kanë braktisur selinë e Partisë Demokratike. Më e fundit ishte vizita e ministrit gjerman për Evropën, i cili shmangu vizitën në PD dhe zhvilloi një takim me përfaqësues të kësaj partie në grupin parlamentar.
Çejku flet për emergjencën e ndryshimeve brenda PD-së, duke komentuar edhe lëvizjen Salianji. Sipas tij, kjo lëvizje nuk sjell asgjë të re në ndryshimet e pritshme në PD, sepse sipas Çejkut nuk mund të konkurosh lidershipin e fortë me armët e tij politike. Në intervistë për TemA, ish-ambasadori Arben Çejku analizon zhvillimet në Shqipëri dhe raportet e dy palëve me ndërkombëtarët./TemA
Komente









