PD e Durrësit: Qeveria ‘rindërton’ edhe shkollat e padëmtuara nga tërmeti! Me pallatet s'dihet se ç'do ndodhë

DURRËS- Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka akuzuar qeverinë se po abuzon me fondet e rindërtimit.

Sipas Xhaferrit, janë përfshirë në planet për rindërtim edhe shkolla që nuk kanë pësuar dëme  nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërkohë që  punimet në shkolla po bëhen pa leje ndërtimi.

Nga ana tjetër kreu i demokratëve të Durrësit thotë se qeveria nuk ka bërë asgjë për rindërtimin e pallateve të dëmtuar rëndë nga tërmeti.

"Babëzi edhe në fatkeqesi menyra se si po administrohet tragjedia që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit, na dëshmon se nuk ka rëndësi se ku je: Në Bashkinë e Durrësit, tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo tek Zyra e Arben Ahmetajt. Ajo që i bën bashkë këta aktorë është: Babëzia për të Përfituar edhe nga Fatkeqsia dhe pse?

Në tabelë shikohet kontrasti i plotë dhe i forte, që formon babëzia, midis shkollave të dëmtuara dhe banesave të qytetarëve.

Për institucionet arsimore nga 13 institucione DS4 dhe 1 DS5 është vendosur të rindertohen 29 përfshi edhe shkollat që nuk ka pasur dëmtime dhe është zhvilluar mësim mbas tërmetit. Kush janë vlerat dhe ku con Babëzia duket tek Shkolla 9-vjeçare "Njazi Mastori" në Sukth ku për një objekt me tre kate dhe për një kopësht me një kat do shpenzohen 2,5 milard lekë pa TVSH.

Punimet në shkolla kanë filuar pa pasur lejen e Ndërtimit. A e di Kryeministri Rama që kur ishte në 11 Korrik për të ndjekur nga afër punimet në shkollën “Shaqe Mazreku”, objekti ishte pa leje ndërtimi. Kur qytetarë të Durrësit në tokën e tyre për një gardh gjobiten nga 5 milion e më shumë lekë.

Por ndërsa babëzia i ka cuar që të operojnë me shpejtësi për të mbyllur tenderat e shkollave dhe për të filluar punimet edhe pa leje ndërtimi (për SPAK nuk është vepër penale sepse është Edi Rama) për pallatet DS3, DS4 dhe DS5 në Durrës pothuajse nuk është bërë asgjë. Vetëm janë shembur 8 godina në Manëz, 7 në Sukth dhe 7 në Durrës dhe askush nuk e di kur do ndërtohen dhe cdo të bëhet më hapsirat e përbashkëta të pallateve DS3 dhe DS4 që janë për rikontruksion. Po kështu, nuk dihet se kur dhe ku do të rindërtohen pallatet e dëmtuara rëndë", tha Xhaferri.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen