TIRANE- Nuk marrin fund lëvizjet e demokratëve në drejtim të mazhorancës së majtë dhe kryesisht në drejtim të Lëvizjes Socialiste për Integrim të drejtuar nga Ilir Meta. Pas largimeve të bujshme të deputetit republikan Luan Duzha dhe deputetit të PD Gjovalin Kadeli nga opozita për tek mazhoranca dhe konkretisht tek LSI, dy ditë më parë është deklaruar dhe largimi i kryetarit të Komunës së Krutjes në rrethin e Lushnjës që e përfshin qarku i Fierit, një ndër komunat më të mëdha në vend, pas komunës së Otllakut në qarkun e Beratit. Kështu, kryetari i komunës së Krutjes, Agim Sema, njëherësh dhe kryetar i Partisë Demokratike për këtë komunë, pikërisht në mbledhjen e këshillit komunal ka bërë deklarimin për largim nga kjo parti dhe për të përfaqësuar këtej e tutje ngjyrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim të drejtuar nga Ilir Meta, aktualisht kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Mësohet se sëbashku me kreun e Komunës, njëherësh dhe të PD në Krutje janë larguar dhe 5 anëtarë të Këshillit të Komunës të PD, duke iu bashkuar dhe këta LSI dhe duke u bërë forca e dytë politike në këshillin komunal të Krutjes. Ndërkohë që socialistët në këshillin komunal kanë 10 këshilltarë. Nga ana tjetër mësohet se vetë kreu i komunës dhe i Partisë Demokratike në Krutje është shprehur në takim se e gjenin veten më mirë tek LSI për të kontribuar në shërbim të qytetarëve të cilët u kanë dhënë votën, pasi në tërë këto vite janë lënë pas dore. Nga ana tjetër për gazetën “Shqiptarja.com” kreu i kësaj komune Agim Sema shprehet se “gjithçka që kam pasur e kam thënë në këtë mbledhje ku është bërë publik dhe qëndrimi ynë për të kaluar nga PD tek LSI është më i miri.
Kaq mund të them, pasi gjithçka që kam patur i kam thënë në këtë mbledhje”. Në këtë mënyrë koalicioni i mazhorancës së majtë dhe në komunat e mëdha të vendit ka nisur të dominojë tërë jetën politike, duke marrë madje dhe krerët e njësive vendore dhe të gjithë këshilltarët e PD. Mësohet se në mbështetje të kreut të PD Krutje, Sema janë dhe disa personalitete të tjera vendore që vijojnë të kontribuojnë në qeverisjen e këtij komuniteti dhe që tashmë pritet të jenë pjesë e LSI të drejtuar nga Meta, e cila është në bashkëqeverisje me socialistët e Ramës. Mësohet se LSI e Metës nuk do të ndalet vetëm në këtë komunë, pasi pritet të japë konfirmimin edhe për ndonjë komunë apo bashki në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, të cilët janë deri më tani të drejtuar nga përfaqësues të PD.
Ikjet
Së sëbashku me kreun e Komunës, njëherësh dhe të PD në Krutje janë larguar dhe 5 anëtarë të Këshillit të Komunës të PD, duke iu bashkuar dhe këta LSI dhe duke u bërë forca e dytë politike në këshillin komunal të Krutjes. Ndërkohë që PS në këshillin komunal kanë 10 këshilltarë.
Komuna Krutje, rezultatet e zgjedhjevepër kryetarin në zgjedhjet e 8 majit 2011
AGIM NASI SEMA ALEANCA PER QYTETARIN 2,888 vota dhe 57.46% të votave
ANDREA GJERGJI MUÇO ALEANCA PER TE ARDHMEN 2,138 vota dhe 42.54% të votave
Shkrimi u publikua sot (3.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com