PD e LSI kërkojnë komisionerë, Patozi: Po fusin Kalin e Trojës brenda procesit zgjedhor, KQZ t'i ndalë!

PD e LSI kërkojnë komisionerë, Patozi: Po fusin Kalin e Trojës brenda procesit zgjedhor, KQZ t'i ndalë!

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi e quan provokim ndaj procesit zgjedhor, kërkesën e PD-së dhe LSI-së për tu përfaqësuar me komisionerë në procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019, pa qenë vetë e regjistruar për të marrë pjesë me kandidatë për kryebashkiakë në garën elektorale. Në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, Patozi i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndalë atë që ai e quan sulm mbi procesion zgjedhor. Kryetari i Bindjes Demokratike thotë se dy parti që nuk janë as në parlament dhe as e regjistruar në zgjedhje me vullnetin e tyre nuk kanë përse të marrin pjesë në procesin zgjedhor, kur kjo sipas tij është një përpjekje për t'i hequr Bindjes Demokratike të drejtën për të pasur komisionerët tanë. Kryetari i Bindjes Demokratike, thotë se kjo është një tentativë e partive jokuvendore për të futur brenda procesit zgjedhor "Kalin e Trojës".

Reagimi i Astrit Patozit

Lajmi se Partia Demokratike dhe LSI-ja do të kërkojnë të përfaqësohen me komisionerë, por me jo me popull, në zgjedhjet e 30 Qershorit është provokimi më i fundit ndaj procesit zgjedhor.

Zgjedhjet janë procesi i atyre, që marrin pjesë dhe administrohen sipas ligjit nga partitë e përfaqësuara në parlament. Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk janë më të përfaqësuara, as në parlament dhe, as nuk marrin pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre.

Përpjekja për të penguar procesin zgjedhor me komisionerë drejtohet pikë së pari kundër BINDJES DEMOKRATIKE, e cila duhet të ketë patjetër komisionerët e vet në atë proces.

Së dyti, ajo drejtohet kundër procesit zgjedhor në tërësi, tek i cili me sa duket ata duan të fusin brenda Kalin e Trojës.

Shumica në pushtet dhe ish-opozita parlamentare mund të bëjnë pazare për pronat e shqiptarëve, për ndarje pushteti apo për çfarëdo gjëje tjetër, siç kanë bërë shpesh në të shkuarën, dhe shembulli më i qartë ishte marrëveshja e dy viteve të shkuara.

Ndoshta, jo rastësisht, nesër është përvjetori i 17 majit, ditë që mesa duket e ngroh shumë marrëdhënien Rama-Basha.

Por ata duhet ta dinë se nuk mund të bëjnë kurrë pazar për të administruar edhe votën e shqiptarëve për hallin e përbashkët të ruajtjes së këtij sistemi të kalbur politik.

BINDJA DEMOKRATIKE dënon me ashpërsi këtë provokim mbi procesin zgjedhor dhe i kërkon KQZ-së që të veprojë shpejt dhe me drejtësi për t'ua lënë zgjedhjet atyre që zgjedhin dhe zgjidhen dhe jo atyre që nuk duan të bëhen zgjedhje fare në Shqipëri.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij