PD e Vlorës: Eksplozivi pranë
banesës së Kollozit, akt terrorist
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Partia Demokratike e Vlorës e quan akt terrorist shpërthimin me eksploziv që ndodhi pranë banesës së kryetarit të degës së PD-së të Vlolës Ardian Kollozi.
VLORE- Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Partia Demokratike e Vlorës e quan akt terrorist shpërthimin me eksploziv që ndodhi pranë banesës së kryetarit të degës së PD-së të Vlolës Ardian Kollozi. Dega e Partisë Demokratike e Vlorës dënon me ashpërsi këtë krim dhe i kërkon organeve të rendit dhe të drejtësisë zbardhjen në një kohë të shkurtër të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i PD-së Vlorë Falanga të krimit vunë dje një sasi eksplozivi pranë banesës së kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Ardian Kollozi, njëkohësisht kandidat për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe nga shpërthimi i fuqishëm pati dëme të konsiderueshme materiale në hyrjet dhe në dyert e disa apartamenteve.
Ky akt i pastër terrorist vjen në kulmin e fushatës elektorale dhe duket qartë se ka një prapavijë politike. Kandidatët e Partisë Demokratike janë duke zhvilluar prej ditësh një fushatë të qytetëruar në qytetin e Vlorës dhe në bashkitë e komunat përreth, gjatë së cilës nuk është shënuar as edhe incidenti më i vogël.
Shpërthimi ndodhi pikërisht në ditën që ishte paralajmëruar një takim elektoral i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në komunën e Novoselës, vetëm pak kilometra larg qytetit. Zoti Rama është edhe kryesuesi i listës së deputetëve të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës.
Dega e Partisë Demokratike e Vlorës dënon me ashpërsi këtë krim të shëmtuar dhe i kërkon organeve të rendit dhe të drejtësisë zbardhjen në një kohë të shkurtër të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Ajo shpreh bindjen e plotë se falangat e krimit do të vihen shumë shpejt në bankën e të akuzuarve dhe do të marrin atë që meritojnë.
Njëkohësisht, ajo i kërkon kundërshtarëve politikë që të distancohen menjëherë nga akti terrorist, si gjesti minimal se i qëndrojnë ballafaqimit të ideve dhe alternativave në këto zgjedhje.
Ndërkohë, ajo i kërkon anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike që të ruajnë qetësinë dhe të vijojnë dialogun e qytetëruar me zgjedhësit e qarkut të Vlorës, duke pasur besim të plotë se kjo ngjarje nuk do të ndikojë aspak në frymën entuziaste të fushatës sonë. Përkundrazi, ky akt burracak do të motivojë më shumë votuesit e Partisë Demokratike dhe qytetarët e pangazhuar që të mbështesin forcën tonë politike.
Qytetarët e Vlorës duhet ta dinë se nuk ka asgjë në botë që mund ta ndalë fitoren e Partisë Demokratike më 23 qershor.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.5%
-
Të gabuar
68.8%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 2401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
RMV/ Ministri i Drejtësisë thotë se do zbatohen urdhër-arrestet e lëshuara nga Interpol për ish-pjesëtarët e UÇK-së
27 Nëntor, 19:14
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona
27 Nëntor, 19:08
-
Ndërron jetë akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti
27 Nëntor, 19:03
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri presidencial! Reagon FBI
27 Nëntor, 19:01
-
Me arritjen e marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, vëmendja kthehet në Gazë
27 Nëntor, 18:55
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18