PD e Vlorës denoncon: Prokuroria të hetojë Belinda Ballukun për skandalin! Korrupsion me dy TEC-e, s’prodhojnë asgjë dhe kanë marrë 73 mln euro në dy vite!
PD e Vlorës denoncon skandalin korruptiv me dy TEC-et dhe pagesat për to
Partia Demokratike e Vlorës ka reaguar sot (8 Dhjetor) për të denoncuar, siç e quajti ajo, një abuzim flagrant me paratë publike dhe në një “aferë të pastër korruptive”.
Bëhet fjalë për dy TEC-et e lëvizshëm në Vlorë dhe për të cilët u deklarua se paguhen 60 mijë dollarë në ditë nga KESH te kompania private.
Deklarata u bë nga kreu i selisë blu lokale Atird Hoxha, nga një prej ambienteve të zonës së Triportit të Vlorës dhe pikërisht në ditën kundër korrupsionit.
“Korporata Elektro-Energjetike e Shqipërisë, vijon të jetë një shembull i qartë i shpërdorimit të taksapagueseve shqiptarë, për interesa korruptive dhe klienteliste. Çdo ditë kjo kompani i paguan 60 mijë dollarë kompanisë Excelerate Energy për këta dy TEC-e që ndodhen pas shpinës tonë, të cilat kanë mbërritur në qytetin e Vlorës, më shumë se dy vite më parë, por që nuk janë vënë ende në punë”, tha Hoxha.
Ai shtoi se sikur kjo të mos mjaftonte, ‘KESH paguan 30 mijë dollarë të tjera, kompanisë italiane Renco, po për këto dy TEC-e’. Pra janë në total 90 mijë dollarë çdo ditë, e gjitha kjo për një shumë totale të shpenzuar deri tani, rreth 73 mln euro.
“Ky është një abuzim i rëndë, një marrëveshje e mbështjellë me mungesë transparence dhe dyshime të forta për korrupsion. Për çfarë paguhen miliona dollarë nga buxheti i shtetit, për pajisje që nuk prodhojnë asnjë kilovat energji. Kush përfiton nga këto marrëveshje të errëta që rëndojnë mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë. Këto janë pyetje për të cilat Belinda Balluku, duhet të japë përgjigje menjëherë”, shtoi kreu i PD lokale.
Në fund ai i bëri thirrje Prokurorisë dhe KLSH-së të hetojnë rastin menjëherë, pasi është ‘aferë e qartë korruptive”.
“Nuk mund të lejohet që buxheti i shtetit, të shërbejë për pasurimin e një grupi individësh në kurriz të interesit publike. Ky skandal duhet të ndalet, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe fondet publike duhet të përdoren për të mirën e qytetarëve. Ne nuk do të heshtim, do të ndjekim këtë çështje deri në fund, duke kërkuar transparencë, përgjegjësi dhe natyrisht drejtësi”, përfundoi Hoxha.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.9%
-
Jo
6.1%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 2998
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha porosi: Bindni emigrantët të regjistrohen
19 Janar, 12:43
-
Atentati për hakmarrje ndaj Kristian Markut, dyshime se qitësit janë nga Vlora! Kamerat kapën makinën e viktimës dhe autorëve
19 Janar, 10:46
-
Ylli Pata: 'Operacioni Beleri 2'/ Hisenë e kujt kërkon Vangjel Dule në Vlorë?
18 Janar, 21:17
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina del nga rruga në fshatin Skrofotinë dhe kthehet përmbys! Një person mbetet i lënduar (VIDEO)
18 Janar, 19:35
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
Përmbytja nga HEC i Sasaj në Bunec kambanë alarmi/ Eksperti flet për Report Tv: S'ishte ngjarje e pa paralajmëruar, do të jenë 1 mijë HEC të vogla në Shqipëri! Ku po shkojmë?
18 Janar, 14:27
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na u bë gjëma (VIDEO)
18 Janar, 11:26
-
Aktivitete kulturore/ “Art with Heart” sfilata tek qendra "Agimi" e "Tejdukshmëri ekzistenciale” ekspozita e Krist Dimos! "Gruaja e burrit tim" komedia në teatrin e Vlorës
18 Janar, 10:22
-
Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për Adriana Kalanë, Balliun, Blushin e Telitin
18 Janar, 10:09
-
Punëtori 60 vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës, e përplasi fadroma! Ishte dita e tretë e punës! Inspektoriati i Punës nis verifikimet (EMRAT)
18 Janar, 08:31