"Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona". Ky ishte mesazhi i ambasadës gjermane në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, 9 dhjetor, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies.
“Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën. Prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik”, nënvizon ambasada gjermane.
Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona. Ne jemi bashkë kundër korrupsionit”, shkruan ambasada gjermane në Tiranë.
Edhe e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, shprehu sot (9 Dhjetor) mbështetjen e saj për punën e SPAK dhe kreut të institucionit Altin Dumani, si dhe ndaj të gjithë të tjerëve që kontribuojnë për drejtësinë e re.
"Lufta kundër korrupsionit kërkon vërtët një transformim në qasjen dhe mentalitetin e dikujt. Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë kundër korrupsionit, mendojnë SPAK-un. Kjo tregon ndikimin që SPAK-u ka pasur, ndaj kjo është një gjë e mirë. Por mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK-u nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë. Dhe më e rëndësishmja, sepse është pritshmëria që qytetarët shqiptarë kanë tani për qeveritarët e tyre. Dëshiroj të reflektoj për pjesën e fundit, rolin që ka çdo qytetar në këtë luftë. Sidomos të rinjtë, sepse lufta kundër korrupsionit është në të vërtetë lufta për të ndërtuar një të ardhme për Shqipërinë, ku e shihni veten të qëndroni në këtë vend dhe të zhvilloheni këtu", tha ajo ndër të tjera.
Gjithashtu theksoi se "kur njerëzit mendojnë për korrupsionin, mendojnë SPAK", kurse "Dumani dhe SPAK nuk veprojnë të vetëm dhe ka një peisazh të gjerë", në luftën ndaj korrupsionit.
Nga ana tjetër, ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, evidentoi progresin e institucioneve shqiptare dhe rëndësinë e një angazhimi të përbashkët për të luftuar këtë fenomen.
“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, reflektojmë mbi hapat domethënëse të institucioneve publike dhe shoqërisë shqiptare në luftimin e korrupsionit dhe shndërrimin e integritetit në ligj, vlerë dhe praktikë të përditshme.
Në aleancë të pandërprerë me qytetarët, komunitetet dhe bizneset, vijojmë më të motivuar se kurrë punën për të forcuar parandalimin, gjurmimin dhe ndëshkimin e korrupsionit, ku mirëqeverisja, transparenca dhe ndershmëria në shërbimin publik mbeten busulla e pagabueshme drejt Shqipërisë së standardeve evropiane”, shkruan Pirdeni.
Ndërkohë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti shqetësime për përmasat e korrupsionit në vend dhe ndikimin e tij tek qytetarët. Tabaku u shpreh sot se lufta kundër korrupsionit bëhet përmes ndërtimit të një ekonomie të drejtë, me më shumë mundësi për biznesin, kosto më të ulëta dhe më shumë ndershmëri.
"Korrupsioni është kudo, në çdo institucion. Ti nuk mund të marrësh as shërbimin më të thjeshtë pa një ryshfet. Ky është realiteti i përditshëm i mijëra qytetarëve që përballen me një ekonomi të rrënuar," deklaroi ajo, duke theksuar se varfëria dhe emigracioni masiv janë pasojë e drejtpërdrejtë e këtij fenomeni.
Sipas Tabakut, “Kadastra është kthyer në një makth, ku të varfrit nuk kanë më as pronat e tyre, ndërsa të pasurit përfitojnë gjithçka”.
Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit shërben si një thirrje për të bashkuar përpjekjet në luftën kundër këtij fenomeni, duke vendosur transparencën dhe ndershmërinë si themel të shoqërisë dhe qeverisjes.
E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy Van Horn, sot në lancimin e projektit
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, shprehu mbështetjen e saj për punën e SPAK dhe kreut të institucionit Altin Dumani, si dhe ndaj të gjithë të tjerëve që kontribuojnë për drejtësinë e re.
“Lufta kundër korrupsionit kërkon me të vërtetë një transformim në qasjen dhe mendësinë e dikujt”, u shpreh drejtuesja e ambasadës së SHBA-ve.
Ajo mori pjesë në lançimin e projektit “Integrity Chronicles” të diplomuar në IVLP, të Irena Xhafa, së cilës iu bashkua edhe Ministrja për Anti-Korrupsion dhe Administratën Publike, Adea Pirdeni.
“Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë kundër korrupsionit, mendojnë SPAK. Kjo tregon ndikimin që ka pasur SPAK, ndaj kjo është një gjë e mirë. Por mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë”, u shpreh VanHorn.
Projekti, i nisur në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, mbështetet nga Çmimi i Impact IVLP i Departamentit Amerikan të Shtetit në partneritet me Ministrinë e Shtetit për Anti-Korrupsionin dhe Administratën Publike.
Deklarata e plotë e Nancy VanHorn:
“Lufta kundër korrupsionit kërkon me të vërtetë një transformim në qasjen dhe mendësinë e dikujt”. Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë kundër korrupsionit, mendojnë SPAK. Kjo tregon ndikimin që ka pasur SPAK, ndaj kjo është një gjë e mirë. Por mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë”.
Përfaqësues të Partisë Demokratike Dega Durrës, ditën e sotme u mblodhën për të kryer denoncim në hyrjen e portit të qytetit, në lidhje me aferat korruptive që ata ia adresojnë qeverisë duke nisur nga ndërtimi i portit, eco-parku, çështja e menaxhimit të mbeturinave dhe deri tek kostot e velierës ende të papërfunduar.
Përshëndetje!
Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Partia Demokratike, Dega Durrës, dënon ashpër mega-aferën e Portit të Durrësit, duke e cilësuar atë si grabitjen më të madhe që i është bërë taksapaguesve shqiptarë në tërësi dhe qytetarëve durrsakë në veçanti nga qeveria e Edi Ramës.
Porti i Durrësit, një port mijëra-vjeçar dhe një nga më të vjetrit në Europë, i shtrirë në Adriatik dhe më i madhi në vend me një sipërfaqe mbi 1.4 milionë m² dhe vlerë prej 3.8 miliardë eurosh, iu "dhurua" investitorit Mohamed Alabbar nga Edi Rama dhe Emiriana Sako, në kundërshtim me çdo rregull dhe ligj të shtetit shqiptar. Në realitet, përfituesi i vërtetë i kësaj marrëveshjeje është vetë Edi Rama.
Fillimisht, Edi Rama u zotua publikisht se projekti do të financohej vetëm nga sektori privat dhe se shqiptarët nuk do të paguanin asnjë qindarkë. Por e vërteta është krejt ndryshe. Për ndërtimin e Portit të Ri në Porto Romano, Rama ndryshoi ligjin e prokurimeve dhe, në kundërshtim me ligjin, porositi një projekt që kap vlera midis 1.3 dhe 2 miliardë eurosh. Vetëm për tre vitet e ardhshme, taksapaguesve shqiptarë, nga Vermoshi deri në Konispol, do t’u merren mbi 400 milionë euro. Për më tepër, tenderi për ndërtimin e këtij porti ka dështuar, pasi asnjë kompani nuk ka treguar interes. Kjo është një nga barrët më të rënda financiare që qeveria e Edi Ramës ka vendosur ndonjëherë mbi qytetarët shqiptarë.
Me mbylljen e portit ekzistues, do të ndërpriten arteriet strategjike të transportit që e bëjnë sot Portin e Durrësit një nyje kyçe në rajon.
Por, porti nuk është e vetmja aferë që rëndon në xhepat e qytetarëve durrsak. Të mos harrojmë disa prej aferave më flagrante të kësaj qeverisjeje:
•Ekoparku në Spitallë: Një aferë ku familjarët e Edi Ramës, pa asnjë procedurë konkurruese, kanë përfituar 11 milionë euro.
•Transportimi i mbetjeve: Bashkia Durrës paguan mbi 40 euro/ton për transportimin e mbetjeve në inceneratorin e Tiranës, një objekt që nuk ekziston, duke konsumuar 40% të buxhetit të bashkisë.
•Veliera: Një projekt korruptiv në zemër të qytetit, i nisur nga Vangjush Dako, i cili ka përpirë dyfishin e fondit të miratuar dhe, pas 10 vitesh, ende nuk ka përfunduar.
Partia Demokratike, Dega Durrës, dënon me ashpërsi këto mega-afera dhe, në këtë ditë simbolike kundër korrupsionit, angazhohet:
•Të denoncojë çdo aferë korruptive dhe shkelje të ligjit nga kjo qeveri.
•Të promovojë një qeverisje të ndershme dhe transparente, duke mbrojtur fondet publike dhe interesat e qytetarëve.
Këto denoncime nuk janë bërë vetëm nga opozita, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Tre rezoluta të njëpasnjëshme kanë cilësuar qeverinë e Edi Ramës si më të korruptuarën në Europë.
E ardhmja e Shqipërisë varet nga aftësia për të sfiduar dhe luftuar korrupsionin. Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ne zotohemi se, sapo Shqipëria të qeveriset nga Partia Demokratike, do të ndërtojmë një të ardhme të bazuar në ndershmëri dhe transparencë.
Faleminderit!
Në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit Partia Demokratike Dega Elbasan zgjodhi të përcjellë mesazhin e saj pranë inceneratorit të Elbasanit, të cilën e konsideron veprën më korruptive ndërtuar gjatë qeverisjes së majtë në Elbasan.
Këshilltarja Doris Madhi theksoi se kjo vepër i ka kushtuar 26 milion euro buxhetit të shtetit, vazhdon të vjedhë çdo vit para nga buxheti i bashkisë, ndërsa pirgjet me plehra të 7 bashkive vijojnë të grumbullohen duke çliruar ajër toksik për mbarë zonën.
Sude Jorida Turdiu Tabaku Sallaku eshte korrupsioni vet miliardierja oligarja qe po i rreshqet si dhelper dosjes se saj qe per cudi(!!!) spo hapet nga Spak!!Sa miliarda ka paguar per ti shpetuar drejtesis ???? Bashk me Lulzim Bashen ishin kur filloj hausi i kadastrave qe vazhdon deri sot!!Te akuzosh kur vet je e zhytur ne llum eshte shume e pa drejt!!
PërgjigjuHipoteka eshte administrata me e korruptuar ne vend.drejtuesit dhe ushtaret e tyre e kan kthyer ne zyra private duke perfituar miliona.dhe hallkat e shtetit nuk veprojne sepse eurot ndahen nga poshte lart
Përgjigju