TIRANE - Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli ka akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama si shkaktarin e bllokimit të marrjes së statusit të vendit kandidat dhe mosvotimin e 3 ligjeve në Parlament, si amanet i dajës së tij.
Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, Alolli deklaroi se “Rama çdo ditë vendos një bllok të ri në murin e bllokimit, por më 23 qershor shqiptarët i kanë rezervuar Edvin muratorit, humbjen më të thellë, ndëshkimin më të madh e turpërimin më të merituar”.
"Prej 102 ditësh në programin e punës, në kalendarin e parlamentit dhe në rendin e ditës të çdo seance janë 3 ligje. Kur të gjithë shqiptarët gëzoheshin për statusin, me kushtin e vetëm të 3 ligjeve, Edvin Rama vendosi që këto ligje të mos votoheshin. Bllokmeni i ri, vendosi që statusi të bllokohej, edhe në amanet të dajës se tij, bllokmenit të vjetër Spiro Koleka. Bllokmeni i ri, i prishi gëzimin e shqiptareve, e mban peng statusin e vendit kandidat, duke urdhëruar deputet e tij të mos votojnë 3 ligjet, që Brukseli i vuri si kusht. Edvin muratori, çdo dite vendos një bllok te ri në murin e bllokimit, duke harruar se shqiptaret pas 151 ditëve do rrezojnë murin e gjurmës së tij te turpit. Më 23 qershor shqiptarët i kanë rezervuar Edvin muratorit, humbjen më të thellë, ndëshkimin më tëmadh e turpërimin më të merituar”, deklaroi Alolli.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com