TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, me anë të një deklarate për mediat, ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Rama dhe deputetit Kokëdhima, në lidhje me një ndërtin në Qeparo. Sipas Ristanit “ndërtimi i Koços bie ndesh me 5 ligje dhe dy plane urbanistike”.

Deputeti Ristani, në listën e tij të shkeljeve, përmend ligje si ai i Urbanistikës i vitit 1998, rregullorja e Urbanistikës dhe ligjin për Rezervat Ujore. Dhe këto të fundit, gjithmon sipas PD, injorohen pse “Edi Rama është avokat me prokurë i sarajeve të paligjshme të Koço Kokëdhimës”.

“Kafshatë që s’kapërdihet është mjerimi, por tallja dhe arroganca e pashallareve me popullin është kulmi.”- deklaroi në fund, duke cituar dhe Migjenin, deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani.


Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)