PD: Edi Rama nxitësi kryesor
i korrupsionit në vend

PD: Edi Rama nxitësi kryesor<br />i korrupsionit në vend
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin  Edi Rama si nxitës të korrupsionit  në vend. Deputeti demokrat Oerd Bylukbashi tha se Rama është aleati i korrupsionit, pasi ai nuk zbaton vendimet e gjykatave.
 
“Të flasë Edi Rama për luftën ndaj korrupsionit, është si të flasë Fidel Kastro për demokracinë. Edi Rama është aleati më i mirë sot i korrupsuionit, sepse ai nuk zbaton vendimet e gjykatave.  Edi Rama është aleati më i mirë sot i korrupsionit, sepse ka bërë të paktën 1400 tendera me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë. Korrupsioni nuk gjen mik më të mirë se Edi Ramën, kur vota blihet me lekë, dhe kur me ligj pushohet hetimi i kësaj cështjeje. Korrupsioni nuk ka mik më të mirë se Edi Rama, kur ministri i tij abuzon me cdo aset shtetëror për dasmën e vet, dhe kur pranon dhurata luksi pa deklaruar asnjë prej tyre”, tha Bylukbashi.  
 
Sipas deputetit demokrat  të flasë Edi Rama për luftën ndaj korrupsionit, është në vetvete një akt i pastër korruptiv.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh