PD: Edi Rama po mashtron me
gjendjen ekonomike të Shqipërisë

PD: Edi Rama po mashtron me<br />gjendjen ekonomike të Shqipërisë
TIRANË - Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, është duke mashtruarme gjendjen financiare të vendit. “Më 31 tetor, në relacionin që i ka dërguar parlamentit Edi Rama thotë se gjendja e financave publike është e rëndë dhe rreziku i rënies në skenarin grek është real” tha gjatë një koference për median zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.

Por sipas saj, “5 ditë më pas, me 4 nëntor, në mbledhjen me deputetët e tij Edi Rama thotë se financat janë përmirësuar dhe rreziku i skenarit grek është shmangur”.
“Kjo nuk është një paqëndrueshmëri emocionale e Kryeministrit që do të meritonte analizën e psikologëve. Është më e rëndë, është mashtrim i hapur”, theksoi në fjalën e saj, zëdhënësja Bardhi.

Partia Demokratike thotë se, “në relacionin e projektligjit për dorëzimin e doganave tek “Croën Agents”, Edi Rama thotë se rreziku i skenarit grek është real, sepse i duhet të justifikojë këtë prokurim të drejtpërdrejtë,  të kushtueshëm dhe jo transparent. Kurse para të tijve i duhet të justifikojë emërimet e drejtoreshave, dhe t’u thotë se falë punës së tyre të paepur vendi e kaloi lumin, dhe e la pas skenarin grek”.

Në fakt, ekonomia shqiptare i rezistoi krizës globale dhe rajonale, nuk ra në stanjacion dhe ruajti rritje, siç cilësojnë edhe raportet e BE dhe FMN,  falë politikave të drejta të qeverisjes demokrate. I vetmi rrezik për ekonominë tonë, për mirëqenien dhe për demokracinë është Edi Rama”, tha në fund të fjalës së tij, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore