PD: Edi Rama, trego faturat e
pallatit prej 1 milion eurosh

PD: Edi Rama, trego faturat e <br />pallatit prej 1 milion eurosh
TIRANE - Partia Demokratike i ka kërkuar kryetarit të PS-së, Edi Rama, "të gjejë kurajo dhe me transparencë t'i thotë publikut, origjinën e 1 milion euro investim nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar të pallatit 5-katësh me siperfaqe ndërtimi 900 m katrorë të gruas së tij dhe familjarëve të saj.

Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, tha: "Z. Rama, publiku është vështirosur nga monologjet tua, ai kërkon nga ju që të paraqesësh faturat e paguara dhe kanalet bankare e tatimore të 1 milion eurove pa origjinë, të investuar në pallatin në pajë, në rast se ato fatura ekzistojnë dhe nuk janë zëvëndësuar nga para gjobash apo nga trafiqe kriminale të organizatave, me të cilat ju jeni i lidhur këmbë e krye.

Partia Demokratike i kërkon z. Rama të marrë të gjitha përgjegjësitë publike dhe të mos fshihet si frikacak për dy lejet e ndërtimit të firmosura prej tij për interes familjar dhe në kundërshtim flagrant me ligjin e konfliktit të interesit dhe shkelje të rëndë të Nenit 62 të ligjit të Urbanistikës për ndërtimin e pallatit në pajë të gruas së tij në vendin e ndaluar me ligj, sheshin e pallateve.

Z. Rama! Në intervisten e saj tek Balla, znj. Basha iu tha shqiptarëve se vila juaj sipas projektit me 57 metra gjatësi po ndërtohet në një nga zonat më të kushtueshme të periferise së Tiranës me paratë e “Kurbanit” tuaj.  Ju me të drejtë e çensuruat këtë pohim të pafajshem të znj.Basha si një bllof bajat, por nuk keni deklaruar ende burimin e parave me të cilat po ndërtoni rezidencën tuaj verore në malin e Dajtit. Partia Demokratike ju fton Z. Rama të bëni publike fondet e ndërtimit, firmën e ndërtimit dhe faturat që ju paguani për ndërtimin e rezidencës suaj në malin e Dajtit.

Z. Rama ju keni deklaruar se tokën truall për ndërtimin e vilës e keni blerë në vitin 2003 me 2 000 lekë të vjetra metri/katror, pra me 2 dollarë", - përfundoi Vorpsi, - " ndërkohë që edhe në zona shumë më periferike në vitin 2000 është shitur me 20 000 lekë apo 20 dollarë, pra se paku me dhjetëfishin e çmimit lloto që e keni blerë ju, ndërsa ngjitur me ju me dokumenta te rregullta fqinjët tu e kanë blerë tokën me 50 dollarë".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!