/ATSH/.- Partia Demokratike, përmes deputetit Gert Bogdani, beri te ditur te hënën se e vetmja gjurmë e Edi Ramës sot në Shqipëri është eksodi, papunësia dhe varfëria e qytetarëve shqiptarë.
PD reagoi ndaj akuzave të mazhorancës për kryebashkiakun Lulzim Basha, duke sjellë në vëmendje periudhën e drejtimit të bashkisë së kryeqytetit nga Edi Rama.
Sipas opozitës, ndërsa e vetmja gjurmë e Ramës ishte betonizimi i Tiranës, bashkia e drejtuar nga Basha ka realizuar rreth 200 projekte në infrastrukturën e qytetit, në shkolla dhe kopshte të rikonstruktuara. "E vetmja gjurmë e Ramës në qytetin e tij është betonizimi i Tiranës, ndërsa e vetmja gjurmë e tij sot në Shqipëri është eksodi, ekonomia, papunësia dhe varfëria e qytetarëve shqiptarë. Rama e ka të qartë se qytetarët do të diktojnë me votën e tyre më 21 qershor, ndaj ai fshihet dhe nuk përballet me ta", u shpreh deputeti Bogdani.