TIRANË – Partia Demokratike do të bëjë kallëzim penal ndaj Kryeministrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm Tahiri për emërimin e paligjshëm të drejtuesve të Policisë së Shtetit.
Deputeti i PD-së, Arben Ristani,ka deklaruar sot nga selia e kësaj partie se "dje denoncuam para qytetarëve shqiptarë, goditjen shkatërrimtare të trupës drejtuese profesioniste të Policisë së Shtetit, e cila u zhbë brenda natës.
Po brenda natës, kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, rikthyen në krye të policisë të gjithë ata të cilët kanë qenë të lidhur direkt ose indirekt me bandat e krimit të organizuar para vitit 2005.
Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga Kryeministri Rama me propozimin e Ministrit të Brendshëm Tahiri, është haptazi në kundërshtim me ligjin e Policisë së Shtetit pasi ai duhet të jetë shkolluar në Akademinë e Policisë; të ketë shërbyer për një periudhe kohe të paktën 3-vjeçare me gradën drejtues i parë; të ketë kryer jo më pak se 16 vjet shërbim si punonjës policie, duke ushtruar kompetencat policore brenda 20 viteve te fundit."
Por, sipas Ristani, "Kryeministri Rama ka emëruar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në shkelje të hapur të këtyre kritereve dhe në kundërshtim flagrant me ligjin për Policinë e Shtetit.
Emërimi i dy zëvendës Drejtorëve të Përgjithshmem të policisë, nga Ministri Tahiri, është kryer haptazi në kundërshtim flagrant me nenin 24 të ligjit për Policinë e Shtetit."
Për këtë arsye, - përfundoi deputeti demokrat, - "Partia Demokratike ka përgatitur dhe do të bëjë kallëzimin penal ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, të cilët në mënyrë flagrante shkelën ligjin, duke konsumuar krimin e shpërdorimit të detyrës, me pasoja të rënda për funksionimin e shtetit ligjor, të fuksionimit të Policisë së Shtetit".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com