PD:Faktet e reja,Veliaj përgjegjës për
vdekjen e Arditit. C’pret Prokuroria?

PD:Faktet e reja,Veliaj përgjegjës për<br />vdekjen e Arditit. C’pret Prokuroria?
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike në një dalje të posaçme për mediat, ka akuzuar sërish sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si përgjegjës për vdekjen e minorenit në landfillin e Sharrës.
 
Duma ka theksuar se Prokuroria duhet të hetojë rreth kësaj çështje.
 
Përmes një deklarate, Grida Duma ka thënë se, ky krim e ka zanafillën në një skemë korrupsioni, ndërkohë që e ka akuzuar Veliajn si shkelës i ligjit edhe për moscaktimin e administratorit ekzekutiv të kompanisë së koncensionarit që nuk figuron as në QKR.
 
Ja deklarata e plotë e Grida Dumës
Krimi në landifllin e Erion Veliajt e ka origjinën në një skemë të pastër korrupsioni e paligjshmërie.
E gjitha nisi në maj të këtij viti, kur Veliaj kaloi në Këshill Bashkiak ndërmarrjen Eco-Tirana.
Pa garë, pa konkurencë, ai i dha një kompanie italiane 49 përqind të aksioneve, ndërkohë që vetë mbajti 51 përqind të saj.
E bëri firmën italiane pronare të mbetjeve të Tiranës, dhe i dha asaj ekskluzivitetin e tregtimit, riciklimit dhe përfitimit prej kësaj industrie.
Dhe për më tepër, Erion Veliaj, vendosi ti dhurojë edhe 2.5 milionë euro vetëm vitin e parë. Shumë që sipas planit të miratuar do të rritet nga viti në vit.
Të gjitha këto janë një grumbull me shkelje të Erion Veliajt.
Por më e rënda është se ende sot që flasim, edhe pse firma e tij ka nisur punimet, nuk rezulton zyrtarisht një administrator përgjegjës për landfillin, pra personi që është përgjegjës për sigurinë dhe respektimin e kodit të punës.
Kjo vërtetohet nga një kërkim i thjeshtë që bëhet në faqen e QKR.
Sic mund ta shihni në ekran, tabela e administratorit ekzekutiv është pa emër.
Aktet e kaluara në Këshill, bëjnë direkt përgjegjës Erion Veliajn, i cili është i ngarkuar për caktimin e administratorit, sipas pikës 5 të vendimit të këshillit Bashkiak.
Ja ku është vendimi.
Dy janë mundësitë.
Ose Erion Veliaj ka shkelur vendimin e Këshillit Bashkiak duke mos e caktuar administratorin ekzekutiv, gjë që në këtë rast e bën atë direkt përgjegjës, ose pas vdekjes së Arditit dhe zbulimit të paligjshmërisë së madhe atje, e kanë fshirë, e kanë zhdukur emrin e administratorit nga faqja e QKR.
Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erjon Veliajn, për paligjshmërinë e landifllit, për atë aferë krimi e korrupsioni që mori jetën e Arditit.
Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erion Veliajn për shrytëzimin e të miturve e mosrespektimin e normave të sigurisë dhe Kodit të Punës.
Eshte kjo arsyeja pse ai hesht, i fshihet kësaj ngjarjeve, është kjo arsyeja pse censuron median.
Ai po bën gjithcka për ta mbyllur këtë histori krimi dhe korrupsioni.
Përse nuk heton Prokuroria?
Pas këtyre fakteve, institucioni i akuzës është në detyrimin të nisë ndjekjen penale ndaj Erjon Veliajt?
Përse Erion Veliaj qëndron mbi ligjin?
Kush e ndalon ligjin të funksionojë në këtë rast?

akuza

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran