PD frikë nga humbja në Kolonjë
s'nxjerr kandidat, ia lë Agron Dukës

PD frikë nga humbja në Kolonjë<br />s'nxjerr kandidat, ia lë Agron Dukës
Partisë Demokratike duket se po i kthehen në makth sfidat zgjedhore. Pas disfatës në Dibër, Partia Demokratike befas u gjend para një sfide të re, zgjedhjeve për Bashkinë e Kolonjës, për shkak të ndarjes nga jeta të kryebashkiakut, Arben Malo. Por, kur pritej që Partia Demokratike të ndryshonte strategji dhe të mobilizohej për zgjedhjet në Kolonë, ka ndodhur e pabesueshmja.

Opozita ka vendosur t’ia dorëzojë bashkinë Agron Dukës. Për herë të parë në Kolonjë nuk do të ketë përballje mes PD dhe PS, por mes PS dhe PS. Sipas burimeve, për zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë nuk do të ketë një kandidat të Partisë Demokratike, Zona ku do të zhvillohen zgjedhje, për shkak të ndarjes së parakohshme nga jeta të kryebashkiakut të Kolonjës, i është lënë Partisë Agrare të Agron Dukës, një aleat i ri i Partisë Demokratike në opozitë, por që është përfshirë në politikë si mbështetës i Partisë Socialiste. Kjo është një lëvizje që i jep mundësi Partisë Demokratike të mos ekspozohet aq shumë ndaj ndonjë rezultati negativ në Kolonjë, që në fakt nuk do të përbënte surprizë.

Në ndryshim nga zgjedhjet në Dibër, ku u zhvendos e gjithë udhëheqësia dhe grupi parlamentar, në Kolonjë, Partia Demokratike do të jetë më diskrete dhe rolin kryesor do ta luajë kandidati i saj. Opozita po finalizon marrëveshjen për t’u përfaqësuar në Kolonjë me një kandidat, familja e të cilit i ka dhënë Partisë Socialiste një deputet në legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e ’97-s. Bëhet fjalë për Dritan Hajron, vëllai e ish-deputetit socialist të Kolonjës, Sokol Hajro. Ata nuk banojnë më atje, por i kanë mbajtur lidhjet nëpërmjet një biznesi familjar. Përfaqësimi i opozitës në zgjedhjet e Kolonjës me Partinë Agrare i jep Agron Dukës një mundësi të paparashikuar për të sjellë në vëmendjen e politikës kombëtare partinë e tij modeste. Përballë do të jetë në garë një kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke e bërë garën për Kolonjën, një garë mes të majtësh për dy koalicione të ndryshme.

Shifrat
Referuar zgjedhjeve të 2015, koalicioni i majtë favorizohet në zgjedhjet e reja për drejtimin e Bashkisë së Kolonjës. Konkretisht, në zgjedhjet lokale të 2015, kandidati i majtë, i propozuar nga LSI, Arben Malo mori 4,437 vota ose 53.45 %, ndërsa kandidati i djathtë Viktor Duro ka marrë 3,710 vota ose 44.69 %. Për në zgjedhjet për drejtimin e Bashkisë së Kolonjës, ka garuar edhe kandidati i PSD së Skënder Gjinushit, Paqësor Cane, i cili ka marrë 54 vota ose 1.86 %. Ndërsa sa i takon votës politike për këshilltar, koalicioni i majtës ka marrë 5,808 vota 70.47 %, ndërsa koalicioni i djathtë, 2,379 vota ose 28.86 %. Siç duket, shifrat favorizojnë PS-LSI, por humbja gjithsesi nuk është e justifikueshme për asnjërën palë.
 
Vendimi
Opozita ka vendosur t’ia dorëzojë bashkinë Agron Dukës. Për herë të parë në Kolonjë nuk do të ketë përballje mes PD dhe PS, por mes PS dhe PS.
 
Marrëveshja
Opozita po finalizon marrëveshjen për t’u përfaqësuar në Kolonjë me një kandidat, familja e të cilit i ka dhënë Partisë Socialiste një deputet në legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e ’97-s.
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga