PD ‘fushatë’ në Durrës me prioritetin e PS për rindërtimin e shtëpive, banori: Dua të di kur fillojnë punimet (VIDEO)

Teksa Lulzim Basha kishte premtuar se shtatori do të sillte edhe nisjen e fushatës së Partisë Demokratike, përfaqësues të selisë blu kanë nisur përgatitjen e terrenit për takimet elektorale.

Vëmendja kryesore është përqëndruar në zonat e prekura nga tërmeti, kryesisht Tirana e Durrësi, por edhe Thumana apo Lezha.

Ish deputetë, por edhe emra të cilët mbajnë funksione të rëndësishme politike në selinë blu kanë nisur prej ditësh një valë denoncimesh, nëpërmjet të cilave Partia Demokratike pretendon se nuk janë dëmshpërblyer dhjetëra qytetarë banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.

Këtë të enjte (10 shtator), ishte kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferraj ai i cili vizitoi Sadik Resnjakun, një prej banorëve që mbeti pa shtëpi për shkak të lëkundjeve të forta të fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit të një viti më parë.

Shqetësimi i banorit është të dijë se kur do të nisin punimet, pasi dimri po afron.

"Që nga 26 nëntori e deri sot janë bërë 9 muaj. Dua të di, kur do fillojnë punimet se më vonë vjen dimër, jo nuk punohet se kohë e keqe, më the të thashë. U bëmë 9 muaj! Ngelëm me lecka në krah. Me qira duke ndërruar shtëpitë. Do bëhet, do bëhet, thotë bashkia. Kemi shkuar disa herë por të vihet pika mbi i, kur do fillojnë punimet. Se tërmeti vërtet ka rënë në shtëpi dhe falenderoj zotin që nuk na mori jetën, e kupton apo jo. Po na ka rënë dhe në tru!" - tha Sadik Resnjaku.

E në  një kohë kur Partia Demokratike vijon denoncimet në fushatën e parakohshme, selia rozë e ka bërë të qartë prioritetin e saj.

Rindërtimi do të jetë fokusi i socialistëve, të cilët kanë premtuar se brenda vitit 1000 familje do të futen në banesat e reja, por jashtë fokusit nuk do jetë as rindërtimi i mbi 100 shkollave.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • skeptiku: 10/09/2020 11:27

    Për goditjen e korupsionit duhet pa euki voke(hamendje) të goditen kokat e okta- podave!Por para saj duhet njerëz të rij në SHISH,GJENERALSHTAB TË USHTRISË dhe nëPOLICI.Dhe për fund PROKURORË DHE GJYKATËS ME BOLE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë