PD Gjirokastër në 2009: Hiqni policët që kërkojnë për kanabis
Strukturat lokale të Partisë Demokratike Gjirokastër, duke shfrytëzuar influencën e pushtetit që zotëronin, gjatë vitit 2009 arrinin të ushtronin presion në ministrinë e Brendshme dhe direkt tek ish-kryetari i PD Sali Berisha. VIDEO
TIRANE- Strukturat lokale të Partisë Demokratike Gjirokastër, duke shfrytëzuar influencën e pushtetit që zotëronin, gjatë vitit 2009 arrinin të ushtronin presion në ministrinë e Brendshme dhe direkt tek ish-kryetari i PD Sali Berisha, ku ankoheshin tek ai për largimin e drejtorit të Policisë së Gjirokastrës Arben Hysenaj dhe disa oficerëve të tjerë. Kjo ankesë është bërë nga kryetari i PD në Gjirokastër Altin Çomo, në 18 prill 2009 pikërisht në kohën kur kultivohen fidanët e ashashit në Lazarat.