PD:Gjykata Kushtetuese rrëzon
qeverinë, kthen të drejtën e opozitës

PD:Gjykata Kushtetuese rrëzon<br />qeverinë, kthen të drejtën e opozitës
TIRANË- Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi e cilëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lejimin e komisionit hetimor në lidhje me çështjen e serverit të tatimeve “ fitore të parlamentarizmit".

Në një konferncë për mediat nga selia blu sot në mesditë, Bylykbashi tha se “Edi Rama dhe Ilir Meta, të terrorizuar nga dalja në dritë e këtij skandali, urdhëruan bllokimin nga Kuvendi me forcën e kartonave, të hetimit të tij.
 
Deputeti demokrat shtoi se “me këtë vendim Gjykata Kushtetuese rikonfirmoi një të drejtë kushtetuese të opozitës. Kjo është një fitore e madhe e parlamentarizmit në Shqipëri, dhe e kontrollit parlamentar mbi qeverinë, veçanërisht kontrollit nga opozita”.
 
Byliykbashi lajmëroi se sapo të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës, “ne do të paraqesim kërkesën e re për ngritjen e komisionit hetimor e për të analizuar në thellësi, në përputhje me Kushtetutën, skandalin e vjedhjes së të dhënave në serverët e tatimeve për vënien para drejtësisë të porositësve dhe ekzekutorëve të këtij skandali.”

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos

Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos