TIRANË- Partia Demokratike i ka konsideruar si veprimtari antiligjore veprimet e Komisionit Hetimor për shkarkimin e 2 anëtarëve të KLD-së dhe madje të qëllimshme, për kapjen politike të këtij institucioni.
Deputeti Eduard Halim, gjatë një deklarate për mediat sot. u shpreh se "kemi bërë me dije për muaj me radhë se paketa e ligjeve, e cila u hartua dhe miratua me arrogancë dhe injorim të ekspertizës ndërkombëtare, në shkelje të Kushtetutës dhe parimeve ndërkombëtare të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, nuk kishte si qellim as shqetësimin qytetar për gjendjen e korrupsionit në drejtësi, as shqetësimin ndërkombëtar për një sistem të pavarur dhe efiçent".
"Vetëm 24 orë pas hyrjes në fuqi të kësaj pakete, Edi Rama urdhëroi ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili nuk kishte asnjë qëllim tjetër, veç justifikimit të vendimit të marrë kohë më parë nga kryeministri. Nuk kishte as një qëllim tjetër veç një gjyqi publik, pa asnjë fakt dhe provë, veç mllefit politik dhe propagandes histerike ndaj 2 anëtarëve të këtij Këshilli", tha Halimi.
"Partia Demokratike i bën thirrje dhe i kërkon publikisht gjithë faktorit ndërkombëtar dhe në veçanti partnereve ndërkombëtarë që asistojnë në drejtësi, të monitorojnë procesin dhe të shprehin hapur qendrimin e tyre në favor të parimeve europiane për një sistem drejtësie të pavarur. Ne i bejme thirrje mazhorancës të ndalojë menjëherë zbatimin e këtij skenari për të zëvëndësuar anëtarët e KLD-së", u shpreh Halimi. /ATSh/
/Shqiptarja.com