PD ka hapur fushatën elektorale në Lezhë duke komentuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ishte në një takim me demokratët në Lezhë, ku tha se nuk e pranojnë që të bëhen gabimet e së shkuarës duke fuqizuar Ilir Metën.
Bardhi u shpreh se kanë hyrë në betejë elektorale të pazakontë për të ruajtur identitetin e PD.
“Në këtë sallë dhe kudo ku është PD, më besoni është pjesa e arsyeshme e PD. Ajo që në 32 vite ka qenë këtu, edhe kur ia kanë përplasur derën në surrat ka qenë po këtu se duan PD. Edhe në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD. Ka qenë vendim i vështirë, çdo zgjidhje që mund të bënim ishte me pasojë. Secili mendonte që njëra zgjidhje kishte pasojat më të vogla, dikush tjetër mendonte që zgjidhja tjetër kishte pasojat më të vogla. Për Bashkinë e Lezhës u gjykua që do të duhet të bëheni pjesë e zgjidhjes. Një gjë s’ia falim askujt, në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit. Të gjithë e mbani mend në 2009 e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013”, tha Bardhi.
“Beteja elektorale e demokrateve në Lezhë do të jetë për Këshillin Bashkiak, por Pjerin Ndreu nuk mund të jetë më kryebashkiak i Lezhës”, tha Gazmend Bardhi, duke dhënë sinjale për mbështetje të kandidatit të opozitës Pashk Gjoni.
“Ne zgjodhëm të luftojmë vetëm për PD. Nëse dikush që përfaqëson opozitën në këto zgjedhje bën thirrje apo mbështet PD, pa diskutim që jemi opozitarë. Duam që Pjerin Ndreu të mos jetë më kryetar i bashkisë së Lezhës. Nuk mund kurrsesi të drejtojë bashkinë e Lezhës dhe të përfaqësojë qytetarët, në politikë reciprociteti të con përpara. Ne s’mund të japim e të mos marrim asgjë”, tha Bardhi.
Partia Demokratike nuk ka kandidat në asnjërën prej tre bashkive të Qarkut Lezhë, por do të garojë vetem për Këshillat Bashkiak në zgjedhjet vendore të 14-majit.
Te shkretet kane akoma besim qe do fitojne,kot lodhen
PërgjigjuE keni te destinuar qe do humbni,mos u lodhni kot
PërgjigjuTe kote e keni se keni me humb
Përgjigjusju do njeri ne pushtet ju kshuqe mos beni fushate kot
Përgjigjujo vetem ne Lezhe por ne cdo bashki te vendit do te humbni
PërgjigjuPrisni humbjen si gjithmone
PërgjigjuNuk ju voton me njeri partin tuaj,ne 14 maj prap per te humbur keni
PërgjigjuSa poshte ka rene pd-ja si parti,kane mbaruar fare
PërgjigjuTi je per te shkatrruar veten jo per te fitu o sali
Përgjigju