PD: Hapen aplikimet për drejtuesit
e departamentit dhe sekretariateve
PDF - Udhëzimi i PD për aplikantët

PD: Hapen aplikimet për drejtuesit<br />e departamentit dhe sekretariateve<br />PDF - Udhëzimi i PD për aplikantët
TIRANE - Partia Demokratike shpall udhëzimin për procesin e aplikimit për postet e drejtuesve të departamenteve dhe sekretariateve. Në total do të jenë 22 departamente dhe 6 sekretariate, teksa aplikimi për kandidatët do të zgjasë deri më 6 nëntor të këtij viti, duke filluar nga e enjtja e sotshme

Drejtuesit e këtyre dy organeve do të zgjidhen nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i cili u zgjodh gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD më datat 27-28 shtator.

Kryetarët e departamenteve zgjidhen me propozim të Lulzim Bashës dhe me votim të Këshillit Kombëtar. Lideri demokratëve e ka cilësuar krijimin e departamenteve si një hapje të partisë demokratike drejt një diversifikimit të mëtejshëm të tij, në mënyrë që partia më e madhe e opozitës të jetë në gjëndje të bëjë detyrën e saj në mënyrën më të mirë.

Sipas statutit të miratuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së në Shtator, Krerët e departamenteve do të jenë përgjegjës për krijimin dhe formulimin e politikave brenda partisë, për krijimin e platformave elektorale, ndërsa puna e tyre do të monitorohet nga kryetari Basha në një bazë vjetore, ku krerët do të sjellin raportet e punës së tyre.

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpallur një udhëzim ku specifikohen rekuizitat për kandidatët, ku përfshihet nevoja e të qenit anëtar i PD, shkollimi dhe kualifikimet në fushat specifike profesionale, rezultatet në drejtimin e fushës për të cilën aplikohet, si dhe një reputacion pozitiv apo integritet.

Departamentet në fjalë mbulojnë të gjitha sferat politico-shoqërore, duke nisur nga ekonomia deri tek siguria, përfshi këtu edhe aspekte si departamenti posaçëm vetëm për ish të përndjekurit politik dhe ish pronarët.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'