PD, Hoxha:Largimi nga puna e
inxhinierit e shtyu drejt vetëvrasjes

PD, Hoxha:Largimi nga puna e<br />inxhinierit e shtyu drejt vetëvrasjes
TIRANË - Deputeti i Partisë demokratike, Bedri Hoxha ka akuzuar qeveritarët lokalë në Mat se me vendimin e tyre për ta hequr nga puna një inxhinier pyjesh, i cili sipas tij ndodhej në gjendje të vështirë ekonomik, e kanë shtyrë drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes.

“Një inxhinier pyjesh nga Mati, baba i dy fëmijëve, bashkëshorti i një gruaje të papunë, është vetëvrarë sot pasi e larguan nga puna pa motiv, nga puna ku shërbente prej vitit 1995.”- u shpreh Bedri Hoxha.

Sipas deputetit Hoxha, inxhinieri Sami Hani kishte mbaruar shkollën pyjore dhe e ushtronte detyrën me të cilën mbante familjen prej 19 vitesh.

“Inxhinieri pyjor po kalonte një periudhë mjaft të vështirë ekonomike pas largimit nga puna, dhe familjarët tregojnë se pavarësisht gjendjes së rëndë ku gjendej me gruan pa punë dhe njërin nga djemtë me sëmundje të rëndë, sërish qeveritarët lokalë, e hodhën në rrugë.”- thekson deputeti Hoxha.

Më tej ky i fundit ka shtuar se kjo ngjarje e rëndë është realiteti i kësaj qeverisje, është shëmbëlltyra e sistemit që kanë instaluar Edi Rama dhe Ilir Meta.

“Oligarkët e vegjël në rrethe i ngjajnë shefave të tyre dhe janë njësoj të pandjeshëm, arrogantë, të pashpirt. Për këtë, ata kanë licensën për të hedhur këdo në rrugë, pavarësisht përvojës, profesionalizmit, apo kushteve ekonomike.”- u shpreh deputeti demokrat, Bedri Hoxha.

Sipas tij ngjarja bëhet edhe më e rëndë kur ky inxhinier është zëvendësuar me një militant të pashkollë.

“Kjo qeveri ka larguar pa motiv mbi 6 mijë punonjës nga puna. Kjo qeveri ka detyruar shumë punonjës, burra e gra kryefamiljarë, të shkojnë drejt aktit ekstrem të vetëflijimit, prej arrogancës e trajtimit armiqësor. Partia Demokratike e dënon këtë akt të rëndë të largimit pa motiv nga puna, dhe bën direkt përgjegjës oligarkët Rama-Meta për jetët e humbura nga politika e tyre çnjerëzore.”përfundon Bedri Hoxha deklaratën e tij. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia