TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të Ministrisë së Drejtësisë për humbjen e 3 dosjeve të humbura duke e cilësuar këtë si një gënjeshtër për të fshehur sipas PD skandalet qeveritare dhe dështimin e Ministrit për të proceduar gjyqtarët brenda afatit
 
Koorinatorja për mediat, Silvi Bardhi, tha se vetë Ministria e Drejtësisë zyrtarisht në muajin nëntor 2013 ka pranuar se i ka të gjitha dosjet dhe se ka informuar KLD se është‎ duke punuar me këto dosje.

"Dosjet e inspektimit mbahen nga inspektoret dhe nuk mb‎ahen në protokoll. Por edhe këto dosje janë fotokopje sepse origjinalet e tyre i mban Këshilli i Lartë i Drejtësisë, siç i disponon dhe sot. Në muajin tetor 2013 KLD e ka informuar zyrtarisht ministrin për ecurinë e afatit dhe për vonesën në përgjigje. Vetë Ministria e Drejtësisë zyrtarisht në muajin nëntor 2013 e pranon se i ka të gjitha dosjet dhe informon KLD se është‎ duke punuar me këto dosje.  Po e vërteta është se kjo mbetet thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen nga skandalet e fundit qeveritare dhe dështimi i Ministrit për të kërkuar procedimin e gjyqtarëve brenda afatit ligjor." tha Silvi Bardhi. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)